E shijshme, e thjeshtë dhe me aromën fantastike të çokollatës dhe copat krokante të lajthive, çfarë mund të kërkoni më shumë nga një ëmbëlsirë e tillë.
- 2 gota me qumësht
- 300 ml pana
- 4 të verdha vezësh
- gjysmë gote me sheqer
- 1 bustin me sheqer vanilje
- 200 gr lajthi
- 200 gr çokollatë
Si fillim thyeni vezët dhe në një tenxhere kaloni vetëm të verdhat, të cilat do t’i rrihni me telin e kuzhinës.
Më pas aty shtoni edhe sheqerin dhe mundohuni të formoni një masë kremoze. Mundoheni që kokrrat e sheqerit t’i shkrini plotësisht.
Tani shtoni edhe qumështin, i cili duhet të jetë me yndyrë, dhe më pas panën e ëmbëlsirave dhe përsëri t’i rrihni.
Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni në zjarr mesatar.
Mundohuni që ta largoni nga zjarri sapo të formohen bulëzat e para që lajmërojnë se masa po vlon.
Mos harroni që masën duhet ta përzieni gjatë gjithë kohës me telin e kuzhinës, do t’ju duhet rreth 15 minuta për të gjithë procesin.
Kur të shihni që masa do të ketë nisur të mpikset atëherë futeni të gjithë tenxheren në një tas me ujë të ftohtë dhe lëreni aty për disa momente.
Bluani lajthitë, por jo derisa të bëhen pluhur.
Duhet të jenë të thërrmuara, në mënyrë që të ndihen krokante kur të përgatisni akulloren.
Shtojini lajthitë tek tenxherja dhe kalojeni të gjithë masën në një enë.
Enën mbylleni me kapak dhe futeni në ngrirje për 30 minuta.
Ndërkohë në një xhezve ngrohni 100ml pana ëmbëlsirash dhe shkrini aty çokollatën.
Nxirreni akulloren nga frigoriferi dhe shtoni aty çokollatën e shkrirë, përziejeni mirë dhe futeni përsëri në ngrirje.
Lëreni në frigorifer derisa masa të jetë ngrirë plotësisht.
Më pas mjafton ta shijoni me familjen tuaj.
Ju bëftë mirë!
AKULLORE KREMOZE ME LAJTHI
PETULLA TË PJEKURA NË FURRË
MARMALATË FTOI
MUFFIN ME COPËZA COKOLLATE
PANDISPANJË ME LULESHTRYDHE
KEK I MBUSHUR ME KREM
TORTË E FTOHTË ME KOS DHE FRUTA
REÇEL MANAFERRE
KASATË ME LULESHTRYDHE
ÇOKOKREM NË KUSHTE SHTËPIE
KEK ME KUNGULL DHE ÇOKOLLATË
AKULLORE
LLOKUME ME PORTOKALLE
MOLLË TË PJEKURA ME ARRA, RRUSH TË THATË DHE LËNG PORTOKALLI
PANNA COTA ME LULESHTRYDHE
KEK NË TIGAN
KARAMELE ZANA
BISKOTA ME MJALTË
BISKOTA ME LIMON
TOST FRANCEZ ME BANANE DHE NUTELLA
PETULLA AMERIKANE - (PANCAKE)
SHEQERPARE
QUMËSHTOR ME MIELL MISRI
GLIKO PORTOKALLI
GURABIE
ROLATE ME MANDARINA
TORTË ME BORONICA
KEK ME BISKOTA
TORTE SHAHU