PANNA COTA ME LULESHTRYDHE
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 100 gr sheqer
- 100 gr xhelatinë
- gjalpë
- 1/2 karrotë
- 50 gr xhinxher
- 1/2 gotë verë e kuqe
- 1 luleshtrydhe (e ndarë në 4 pjesë)
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosni për të zierë dy gota qumësht.
Shtoni sheqerin dhe teksa i trazoni shtoni xhelantinën.
I përzieni mirë dhe kaloni tri lugë nga masa që sapo përgatitët në një gotë.
Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni pakon e gjalpit .
Shtoni karrotat, xhinxherin dhe sheqerin.
Trazojini mirë dhe shtoni verën.
Tani kaloni pak nga masa që përgatitët tek gota prej qelqi.
E fusni në frigorifer dhe e lini për 15-20 minuta.
Sipër i vendosni luleshtrydhen për dekor.
Ju bëftë mirë!