TORTË ME LAJTHI
Perberesit:
- 300gr lajthi te qeruara,
- 500ml pana per embelsira,
- 120gr sheqer,
- 4 veze,
- 1 luge sheqer pluhur,
- pak gjalp,
- pak miell,
- nje maje luge kripe.
Përgatitja:
Ne nje tigan qe nuk ngjit, pjekim ne zjarr mesatar lajthite e qeruara per rreth 2 minuta duke i perziere shpesh. I leme te ftohen plotesisht dhe kalojme 250gr prej tyre ne mikser duke i reduktuar ne miell lajthish. 50gr e mbetur i presim me thike ne copeza te vogla.
Ne nje ene, rrahim shume mire te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme miellin e lajthive dhe i perziejme me kujdes.
Ne nje tjeter ene, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje perberje e qendrueshme qe nuk bie nga tasi. I bashkojme keto dy masa (te bardhat e vezeve me te verdhat dhe miellin e lajthive) me kujdes nga poshte lart me ndihmen e nje spatule, ne menyre qe te mos bjere vellimi.
E hedhim brumin e tortes ne nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 20cm te cilen e kemi lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta.
E nxjerrim torten nga furra, e leme te pushoje per rreth 15 minuta dhe e kthejme ne tavolinen e punes ku e leme te ftohet plotesisht.
Disa çaste perpara se ta servirim, e ndajme ne dy pjese te barabarta, e mbushim me krem pana te rrahur ne te cilin kemi perziere lajthite e mbetura, vendosim shtresen tjeter te tortes dhe siperfaqen e zbukurojme me pana dhe pak sheqer pluhur.