ROLATË VICI NE SALCE DOMATESH
Perberesit:
- 700 g mish viçi i prerë në copa të holla
- ½ filxhani magdanoz i prerë imët
- ½ filxhani parmezani të grirë ose ndonjë lloj djathi tjetër të freskët
- 2 lugë hudhra të grira imët
- Kripë, byber
- 6-10 feta proshute
- Vaj ulliri
Për sosin e domateve:
- Një thelb hudhre të kuqe
- Pak hudhër të bardhë
- 12 domate të freskëta
- 4 lugë vaj ulliri
- kripë
- borzilok të freskët
Pergatitja:
Nëse copat e mishit janë më të trasha, rrihini mirë ato me cekan kuzhine që të shtypen mirë dhe të mund t’I rrotulloni më lehtë. Le të jenë e shumta 5 mm të trasha.
Secilën copë lyejeni me vaj ulliri, pasta shtoni fetat e proshutës, djathë, hudhrat, kripën dhe byberin e zi. Mos e teproni me kripë, pasi edhe proshuta është mjaft e njelmët.
Rrotullojeni mirë mishin dhe lidheni me penj kuzhine ose mbyllini mirë me ndihmën e rrëmonjseve.
Rolatet e përgatitura fërgojini pak në tigan ku më parë keni vënë disa lugë vaj ulliri, mbajini vetëm pak sa të marrin ngjyrë dhe pastaj futini në sosin e domateve të cilin e keni përgatitur në këtë mënyrë:
Në një tigan të madh vini të ngrohet ca vaj ulliri, shtoni hudhrat e kuqe dhe të bardha dhe fërgojini 2-3 minuta, pastaj shtojini edhe domatet të cilat paraprakisht I keni qërruar dhe grirë, shtoni edhe kripë dhe lëreni të ziejë 15 minuta. Kullojeni sosin në kulluese dhe me ndihmën e lugës përpiquni t’I shtypni domatet që të kullohen mirë. Pjesën e mbetur kthejeni enë dhe zijeni edhe 5 minuta. Në fund shtojani edhe bosilokun.
Pasi t’i keni vendosur rrollatet e mishit të vicit në sosin e domateve, lërini të ziejnë në zjarr të dobët 1 orë e gjysmë, pas kësaj rrotullojini copat e mishit, lëreni të hapur enën dhe lejoni që edhe një orë të ziejë derisa sosi të trashet mirë.

TË TJERA RECETA
RECETA ËMBËLSIRASH
Services List
-
GLIKO ARRE Me ndihmen e nje qeruese patatesh, qerojme arrat jeshile nga lekura e jashtme duke vendosur fillimisht doreza...
GLIKO ARRE -
TORTË SHTRESORE Thyhen 7 veze, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450 g sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë...
TORTË SHTRESORE -
TIRAMISU Në një tenxhere me dy ndarje ( tenxhere të cilat përdoren për shkrirje ose zierje të ngadalte) ose bëni 2 tenxhere veç e veç...
TIRAMISU