kliko tek shiriti i Titujve për të lexuar recetën
PËRBËRËSIT:
- 5 gota qumësht
- 5 luge te gjellës nisheste misri
- 1 gote sheqer
- 1 luge te gjellës margarine
- 1 vanilje
Për sosin e luleshtrydhes:
- 1 tas luleshtrydhe
- 1 gote te çajit sheqer
- disa pika të limonit
PËRGATITJA:
Krem karamelin e shkrijmë pastaj i shtojme vaniljen, margarinen dhe e përziejmë. Glazurën e përgatitur e ndajmë në tasa, luleshtrydhet i vendosim në tenxhere, i shtypim me pirun, përmbi i derdhim sheqerin dhe e vëmë në zjarr, në zjarr e lëmë derisa të fryhet. Pastaj e marrim nga zjarri dhe e derdhim tek krem karameli që është në tasa.
I vendosim në frigorifer për ftohje, dhe do të jetë e gatshme për ta provuar këtë shijë freskuese verore. Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 2 gota luleshtrydhe
- 1 gote sheqer
- 4 gota uje
- 3-4 uje te limonit
PËRGATITJA:
Luleshtrydhet i pastrojmë, pastaj i vendosim në tenxhere së bashku me sheqerin dhe ujin. Luleshtrydhet i zieni derisa t`i ndryshoi ngjyra, 3-4 ujë të limonit ia derdhni dhe 3 minuta në vazhdim e zieni. Me kullojse ujin e derdhni dhe shurupin pasi të ftohet e shërbeni. Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 1/2 gota manaferre
- 1/2 gota luleshtrydhe
- 1/2 mjedër
- ½ gota sheqer
- 1 gote ujë
Për limonatë
- ¾ gote sheqer
- 8 gota ujë
- 1,5 gota lëng limoni
- 3 lëvorë të limonit
PËRGATITJA:
Për limonatë, sheqerin dhe 1 gotë ujë e vendosni në një tenxhere në temperaturë mesatare, pasi fillon të vlojë i shtoni lëvorën e limonit dhe e përzieni.
Limonatën e zier e përzieni me ujin e mbetur, frytat i preni dhe i vendosni në një pjat përmbi i hidhni sheqer dhe e lëni në pritje rreth 30 minuta.
Pas pritjës së nevojshme i derdhni në tenxhere për zierje me pak ujë.
Pas zierjës glazurën njëherë e vendosni në blender për grirje pastaj në limonatë. Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 6 luge te gjelles jogurt
- 1 gote ujë të ftohtë
- 1 gote qumësht
- 3-4 luge kripë
PËRGATITJA:
Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe e përzieni derisa të shkumojë. Ajranin e përgatitur e derdhni në një shishe qelqi për ftohje. Këtë recetë mund ta përdorni gjatë gjithë verës. Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 500 gram luleshtrydhe
- 3 limona
- 5 luge te gjelles sheqer pluhur
- 5 gota uje
- 5 fleta te nanes
PËRGATITJA:
Luleshtrydhet i pastrojmë mirë dhe ia largojmë pjesën e sipërme. Lëvorën e limonit e grijm nerende ndërsa lëngun shtrydhni. Luleshtrydhet vendosni në blender së bashku me lëngun e limonit. Në një gotë me ujë derdhni sheqer pluhurin dhe lëvoret e grira të limonit, pastaj e përzieni me përzierjen e luleshtrydhës. E derdhni në një shishe qelqi dhe e vini në frigorifer për ftohje. Atëherë kur doni ta shërbeni i vendosni disa copa të akullit dhe fleta të nanës. Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 1 litër ujë
- 4 qese te çajit të zi
- ½ gota sheqer i zi
- 1 gote qershi
- 2 gota akull
PËRGATITJA:
Ujin vendoseni në një tenxhere të thellë dhe zieni, ujit të vluar i shtoni qeset e çajit dhe i lini rreth 15 minuta që të japë ngjyrën e nevojshme. Qeset e çajit i largoni, ujit i shtoni sheqerin e zi dhe e përzieni. Qershitë së bashku me akullin ia bashkangjisni glazurës, i përzieni mirë që të gjitha dhe kështu do të përfitoni një çaj të freskët me shije të mrekullueshme në kushte shtëpiake. Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 6 limona
- 2 gota sheqer pluhur
- 9 gota ujë
- nane të freskët
PËRGATITJA:
Lëvorën e limonit e bëni nerende në një enë të thellë, përmbi i hedhni sheqerin pluhurin dhe e përzieni. Përmbi i derdhim lëng të limonit dhe rreth 30 minuta e lëmë në pritje. Glazurën që e lamë në pritje i derdhim pak ujë dhe e vëmë në kullojse, limonatën e përgatitur e derdhim në shishe qelqi. Limonatën e derdhim në gotë dhe e shërbejmë një fletë të nanës dhe disa copa të akullit. Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 40 gr kafe
- 200 ml qumësht
- 2 luge të gjellës karamel
- 1 luge te gjelles çokollate te shkrire
- ½ luge te çajit vanilje
- copa akulli
PËRGATITJA:
Në blender vendosni kafen, qumështin, karamelin dhe çokollatën. Përmbi i shtoni vaniljen, përzieni e vazhdoni derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit. Pastaj i shtoni akujt dhe përsëri e vazhdoni përzierjen në blender. Përmbi mund ta zbukuroni me karamel. Ju bëftë mirë!
Freskuese dhe ushqyes, ky smoothie është ideal për mëngjeset e nxehta të verës.
PËRBËRËSIT:
- 2 pjeshkë
- 1 limon
- 1 banane
- 1 lugë çaji mjaltë
- 3 kuba me akull
PËRGATITJA:
Prisni pjeshkët në copa të vogla. Më pas shtrydhni lëngun e limonit dhe hidheni në blender.
Shtoni aty frutat, mjaltin dhe copat e akullit. Lërini në blender për 30 sekonda deri sa të bëhet një masë kompakte. Kjo pije shërbehet e ftohtë.
PËRBËRËSIT:
- 1 ananas
- gjysmë limoni
- 5 lugë sheqer
- 5 gota ujë
- akull
PËRGATITJA:
Ananasin e vendosni në blender për grimcim.
Ananasin e grimcuar e vendosni në tenxhere, përmbi i shtoni ujin, lëngun e limonit, sheqerin dhe e përzieni.
Tenxheren e vendosni rreth 20 minuta për vluarje, pas vluarjes së nevojshme e largoni nga zjarri dhe e shërbeni me akull.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 2 molla jeshile
- 1 kg sheqer pluhur
- 2 litra ujë
- 2 shkopinj kanellë
- 2 lëvore molle nerende
PËRGATITJA:
Mollët qëroni dhe preni përgjysmë, vendosni në një tenxhere.
Përmbi ia hedhni ujin, kanellën, lëvorën e mollës të bërë nerende, sheqerin dhe përzieni mirë.
Tenxheren e lëni në zjarr rreth 30 minuta në zierje, pas zierjës e kulloni dhe e shërbeni me disa copa akull.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 200 ml qumёsht pa laktoz
- 80 gr ananas
- 60 gr banane
- 1 lugё jogurt
- 1 lugё mjaltё
- ½ lugё çaji mjaltё
- 1 lugё kokos
- gjysmё lёng limoni
PËRGATITJA:
Tё gjithё pёrbёrёsit njё nga njё i vendosni nё blender pёr grimcim.
Pёrzierjёn e pёrfituar e derdhni nёpёr gota dhe e shёrbeni kёtё smoothie multivitaminoze.
Ju bёftё mirё!
PËRBËRËSIT:
- 4 lugë çokokrem
- 1 gotë qumësht
- 3 topa akullore me vanilje
- 1 banane e ngrirë
PËRGATITJA:
Bananën e qëroni dhe e vendosni në blendar, ia shtoni të gjithë përbërësit.
Përzierjën e përzieni rreth 3-4 minuta, pas përzierjës e derdhni në gotë dhe e shërbeni.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 50 gr kakao
- 40 gr lajthi
- 50 gr sheqer
- 500 ml qumësht
Sipër
- Krem
- Fruta
- Nenexhik
PËRGATITJA:
Të gjithë përbërësit i derdhni me rend në miksër, i përzieni mirë.
Glazurën e përgatitur e derdhni nëpër gota, përmbi i shtoni kremën, frutat dhe nenexhikun.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- ½ gota qumësht
- 3 lugë jogurt
- ½ gota boronica
- ½ banane
- ¼ filxhan drithëra
- 1 lugë çajit lëvore limoni
- ½ akull
PËRGATITJA:
Të gjithë përbërësit i vendosim me rend në blender, i përziejmë deri në grimcim.
Pas grimcimit ia vendosim nga një akull dhe e shërbejmë smoothien e përgatitur.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 3 copa limon
- 4 lugë lëng limoni
- 1 mollë
- 3 lugë mjaltë
- 1 gotë ujë
PËRGATITJA:
Mollën, lëvorën e limonit e preni në copa të vogla, i vendosni në një tenxhere.
Pastaj i shtoni lëngun e limonit, ujin dhe tenxherën e vini në zjarr mesatar për rreth 10 minuta zierje.
Pas zierjes së mjaftueshme, pijën e lini të ftohet dhe pas ftohjes ia shtoni mjaltin.
Pijen e përgatitur e derdhni në gotë për shërbim dhe e shërbeni me një copë limon.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 1 gote me qershi
- 1 banane
- 2 gota qumësht
- 4 luge te gjelles krem
- 6 biskota
PËRGATITJA:
Bananen preni në copa të vogla dhe vendosni në frigorifer për ftohje.
Pasi të ngrihet banania, largoni nga frigoriferi dhe qershit, bananen dhe qumështin vendosni në blender.
Glazurën e përgatitur e derdhni nëpër gota dhe përmbi i hidhni biskotat e thyer.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- ½ gota drithëra
- 1 gotë qumësht
- 1 banane e ngrirë
- ½ gota luleshtrydhe
- 2 lugë gjalpë badiava
PËRGATITJA:
Të gjithë përbërësit i derdhni në blender, i grimconi.
Pas grimcit smoothie e përgatitur e derdhni në gotë, i vendosni disa copa akull dhe e shërbeni.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 2 kg pjeshka
- 1 kg sheqer pluhur
- 3 karafila
- 1,5 litra ujë
- 1 lëvore limon
- 1 lugë lëng limoni
PËRGATITJA:
Pjeshkat i qërroni dhe preni në copa të vogla pastaj i vendosni në një tenxhere.
Përmbi i shtoni sheqer pluhurin, karanfilin, lëngun e limonit dhe 1,5 litër ujë.
Tenxherën e vini në zjarr mesatar për zierje, pas zierjes së nevojshme e përzieni mirë pastaj ia shtoni lëvorën e limonit të bërë nerende.
Kullojsën e vendosni tek shishja e qelqit dhe në të derdhni sherbetin e përgatitur.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 1 copë xhenxhefil
- 3 copa limon
- 4 lugë lëng limoni
- ¼ gota sheqer i kaftë
- 1 gotë ujë
PËRGATITJA:
Xhenxhefilin dhe lëvorën e limonit preni në copa të vogla, e vendosni në tenxhere.
I shtoni lëngun e limonit, ujin dhe sheqerin e kaftë, tenxheren e vini në zjarr mesatar e përzieni derisa të shkrihet sheqeri.
Pasi të shkrihet sheqeri e largoni tenxheren nga zjarri, e kulloni dhe e vendosni në një shishe qelqi.
Shishën e vendosni në frigorifer për ftohje, pas ftohjes së mjaftueshme e shërbeni me një copë limoni.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 125 gr mjaltë
- 300 gr pjepër
- 1 gotë çaji sheqer
- 1 lëng limoni
- 1 lugë çaji xhenxhefil
- 2 litra ujë
- 2 gjethe dafine
PËRGATITJA:
Pjeprin vendosni në blender, i përzieni derisa t`i grimconi.
Pastaj i shtoni gjethet e dafinës, xhenxhefilin, sheqerin, lëngun e limonit dhe e gjithë përzierjen e vendosni në një tenxhere.
Tenxheren e vendosni në zjarr për vluarje rreth 20 minuta, pastaj e lini të ftohet dhe e shërbeni me copëza akulli.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 1 banane e ngrirë
- 1 gotë karrotë
- 2/3 gota qumësht
- ½ gota jogurt
- 1 lugë vanilje
- 2 lugë sheqer
- ¼ kanellë
- pak xhenxhefil
- kokos
PËRGATITJA:
Të gjithë përbërësit përveç kokosit dhe karrotës i vendosni në blender.
Karrotën e bëni nerende, përbërjen e përfituar e derdhni në gotë dhe përmbi i vendosni karrotën e bërë nerende dhe kokosin.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 1 banane
- 1 lëng portokalli
- ½ gota qumësht
- ¼ gota jogurt
- kakao
PËRGATITJA:
Të gjithë pëbërësit i vendosni në blender për zvogëlim.
Çokollatën e përfituar e derdhni në gotë dhe e shërbeni të ftohtë.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 1 avokado
- 1 banane
- 1 gotë boronicë
- 1 tranguj
- një tubë spinaq
- kanellë
- 1 lugë të gjellës mjaltë
PËRGATITJA:
Të gjithë përbërësit me rend i vendosni në blender.
Kjo pije do iu ndihmojë në ngritje të magneziumit, metabolizmës, ngopjes, pastrim të lukthit dhe të ndiheni energjik gjatë ditës.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 3-4 luleshtrydhe
- ½ dardhë
- ½ mollë
- ujë
PËRGATITJA:
Frutat preni në copa të vogla.
Vendosni në një tenxhere së bashku me ujin dhe zieni rreth 30 minuta në temperaturë mesatare.
Pas zierjes e derdhni nëpër gota dhe e shërbeni të ftohtë.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 1/2 çokollatë e zezë
- 1 lugë të gjellës kafe
- 700 ml qumësht
- 4 topa akullore
PËRGATITJA:
Çokollatën e ndani në copa të vogla dhe e vendosni në një tenxhere së bashku me 300 ml qumësht.
E vini në zjarr në temperaturë mesatare, pasi fillon të vlojë e largoni nga zjarri duke ia shtuar kafen dhe e lini të ftohet.
Pastaj përbërësit e tjerë i vendosni në blender, pas përzierjes e derdhni në gotë përzierjen, përmbi i vendosni topat e akullores.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 3 kg nektarinë
- 2,5 litër ujë
- 400 gr sheqer
PËRGATITJA:
Nektarinat i pastroni, qërroni, largojani thelbat, i vendosni në një tenxhere.
Në tenxhere hidhni ujin, nektarinat i zieni derisa të zbuten. Nektarinat e zbutura i vendosni në blender për zvoglim.
Pastaj i vendosni prap në tenxhere duke i hedhur përmbi sheqerin dhe rreth 10 minuta e zieni.
Pas zierjes e derdhni në një shishe qelqi dhe e vendosni në frigorifer për ftohje, e sherbeni me akull.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- gjysme gote copa të ananasit
- gjysme filxhani kokos
- gjysme filxhani jogurt pa yndyre
- 1 filxhan akull
PËRGATITJA:
Të gjithë përbërsit i vendosim në blender dhe i përziejmë mirë.
Glazurën e përgatitur e derdhim në gotë dhe e zbukurojmë me një ananas anash
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 3 lugë të çajit neskafe
- 1,5 gote te çajit qumësht i ftohtë
- jogurt i luleshtrydhës
PËRGATITJA:
Gotën e mbushni me neskafe, qumësht dhe akull duke lënë hapësirë për shllag krem dhe çokollatën e bëni nerende ia derdhni neskafës përmbi.
Kafen mund ta shijoni me jogurt të luleshtrydhës.
Ju bëftë mirë!
PËRBËRËSIT:
- 4 filtera të çajit
- ½ gota sheqer
- 2 litër ujë
Për limonatë
- 2 lugë të gjellës sheqer
- 8 gota ujë
- 1,5 gotë lëng limoni
- 3 lëvorë të limonit
PËRGATITJA:
Për limonatë, sheqerin dhe 1 gotë ujë e derdhni në një tenxhere dhe e zieni, pastaj ia shtoni lëvorën e limonit dhe pijen e lini të ftohet.
Lëngun e limonit dhe ujin e përzieni, filterat çajit i vendosni në ujë të vluar dhe e lëni rreth 6 minuta të lëshojë.
Pastaj i shtoni sheqerin dhe e përzieni, filterat ia largoni dhe çajin e përzieni me limonatë.
Ju bëftë mirë!