musaka me patellxhan

MUSAKA ME PATËLLXHAN


Perberesit:


- 1 kg patellxhan
- 400 gr mish te grire vici
- 4 domate mesatare
- 3 qepe mesatare
- 2 thelpinj hudhra
- 1/2 gote vere te kuqe
- 500 ml salce beshamele
- djath kackavall i grire
- koper e grire
- kanelle
- kripe
- piper i zi
- pak gjalp
- vaj ulliri
- vaj per te skuqur patellxhanet

Pergatitja:



Si fillim, heqim bishtin dhe majen e patellxhaneve, i lajme nen uje te rrjedhshem dhe i presim ne feta te rrumbullakta nese jane te medhenj apo ne feta gjatesore nese jane te holle me trashesi rreth 1/2cm. I vendosim ne nje ene duke i sperkatur me kripe te trashe dhe i leme ne kete menyre t’i dali hidherimi per rreth 1 ore.

Nderkohe pregatisim kimen: kaverdisim me pak vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme mishin e grire duke e perziere here pas here dhe duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Kur e gjithe masa te kete marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe, shtojme domatet e grira, kripe, piperin dhe shume pak kanelle. E gatuajme ne kete menyre kimen per rreth 15 minuta duke i shtuar uje nese eshte e nevojshme. Ne fund, e sperkasim me koper te grire dhe e leme ne nje ane.

Skuqim ne vaj te nxehte patellxhanet te cilet i kemi shtrydhur me dore nga uji i tepert derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet. I leme te ftohen per rreth 10 minuta dhe fillojme me pregatitjen perfundimtare te recetes.

Lyejme me pak gjalp nje tave qelqi, vendosim ne fund patellxhanet e skuqur, hedhim siper gjysmen e mishit te grire dhe veprojme ne kete menyre duke i alternuar keto dy perberes derisa te perfundojme me nje shtrese patellxhane ne siperfaqe. E mbulojme taven me salce beshamele, e sperkasim me pak djath kackavall te grire dhe e fusim ne furre ne 190°C per rreth 40 minuta apo derisa tava te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. Musakane e sherbejme te nxehte apo ne temperature ambjenti duke e prere ne feta katrore.

*Keshille: Duke qene se kjo pjate eshte relativisht e rende, ne vend ti skuqim patellxhanet, mund ti pjekim ne zgare apo ne furre. Gjithashtu mund te perdorim patate ne vend te patellxhaneve te cilat i skuqim, i pjekim apo i ziejme paraprakisht. Mund te bejme edhe nje alternim te patateve me patellxhanet… mundesite jane nga me te ndryshmet dhe i pershtaten cdo preference.
Share Button
.
comments powered by Disqus
Share by: