torte shtresore

TORTË SHTRESORE


Perberesit:


- 7 vezë
- 220 g sheqer
- 100 g miell
- 320 g Çokollatë për zierje
- 250 g gjalpë
- lëvorja e 1 portokalli
- kripë

Pergatitja:


Thyhen 7 veze, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450 g sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë. Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë. Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë. Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm). Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C.

Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta. Kësaj mase i shtohen 240 g Çokollatë dhe miksohet. Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet. I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet. Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta. Pesë disqet lyhen me masën Çoko dhe renditen njëra mbi tjetrën.

Cokollata shkrihet në avull. Kur të ftohet, qitet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet. Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-Çoko. Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me ashkla të lëvores së karamelizuar të portokallit.

Share Button
.
comments powered by Disqus
Share by: