strudel me afion, arra dhe molle

STRUDEL ME AFION, ARRA DHE MOLLË


Përbërësit:


- 1 kg miell,
- 20 gr maja,

- 100 gr sheqer,

- 4 të verdha veze,

- afro 1/2 lit qumësht.


Për lyerje:


- 250 gr afion të bluar,
- 2 dcl qumësht,

- 100 gr sheqer,kanellë,

- 250 gr arra të bluara,

- 2 dcl qumësht,sheqer,

- 1 sheqer vanileje.

- 1/2 kg mollë,sheqer dhe marmelatë.




Pergatitja:


1.    Tunden të verdhat e vezëve me sheqer.

2.    Shtohet qumështi i vakët me maja të ardhur.

3.    Masës së përzier i shtohet mielli,përzihet mirë me lugë,pastaj derdhet në tavolinë të përmillur dhe brumi ngjeshet mirë gjersa të bëhet i lëmuar.

4.    Brumi i butë vihet në enë dhe i mbuluar në vend të vakët qëndron afro 2 orë.

5.    Ndërkohë përgatitet yçi.1/4 kg afion i bluar vlohet 1 minutë në qumësht me sheqer.

6.    Veçantë ¼ kg arra të bluara vlohen në qumësht me sheqer dhe sheqer vanilje.

7.    Nëse afioni dhe arrat mbesin shumë të langëta, masës i hidhet nga një lugë e rrafshuar ermik.

8.    Mollët e pastruara qërohen,kalohen në rende,u hidhet sheqer sipas dëshirës,shtohen pak arra të grimcuara dhe përzihen mirë.

9.    Brumi i ardhur ndahet në katër pjesë.Pasi të ngjeshet pak njëra pjesë e brumit shtrohet në tepsi katrore të lyer me yndyrë.

10.    Mbi hidhet afion i përgatitur dhe lyhet e tërë sipërfaqja.

11.    Në letër të yndyrshme të prerë sipas madhësisë së tepsisë,vendoset dhe rrafshohet brumi, i cili vendoset mbi afion.

12.    Largohet letra për t’u përdorur për shtresën e tretë të brumit.

13.    Brumi lyhet me xhem dhe mbulohet me arra.

14.    Njëlloj veprohet edhe me pjesën tjetër të brumit,pastaj vihen mollët,shtresa e fundit e brumit e cila lyhet me të verdhën e vezës.

15.    Pasi të vijë gjysmë ore në vend të vakët,strudeli futet në furrë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur 40 –50 minuta.

16.    Pasi të fillojë skuqja në sipërfaqe,strudeli mbulohet me letër të bardhë,në mënyrë që ai të skuqet,por mos të digjet në sipërfaqe.

17.    Pasi të ftohet pak,pritet në katrorë të dëshiruar.

18.    Shërbehet me çaj,kafe ose shampanjë.


Share Button
.
comments powered by Disqus
Share by: