Bakllava turke-KUZHINA.com

BAKLLAVA TURKE



Përbërësit:

Për brumin:

- 1 kg miell
- 5 të verdha veze
- 1 gotë vaj (misri ose luledielli)
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë kos 

Për mbushjen:

- 1 kg arra të qëruara. 
- 1 filxhanë kafe sheqer 
- 750 gr gjalp i shkrirë.

Përgatitja: 

Miellit i hapni një gropë në mes dhe shtoni të verdhat e vezëve i përzjeni me pirun dhe pastaj shtoni kosin, qumshin dhe vajin. 

Zëni brumin duke e punuar mire me duar. 
I gjithe sekreti i kesaj bakllavaje eshte te punimi i brumit, i cili duhet punuar mire e mire. 

Lereni te vij per 30 minuta dhe pasi ka pushuar e ndani në 4 pjese te barabarta, cdo pjese e punoni me dore si shkop dhe e ndani në pjese te barabarta sa një kokerr arre. Duhet të jenë gjithësej 90 kulaç të vegjël.

I hapni në petë të vogla dhe duke i lyer me niseshte i vendosni mbi njera tjetren 3 e nga 3. 
I hapni pastaj keto petë te vogla ne nje petë te medhe. 

Duhet te jenë gjithesej 30 peta të medha. Sipas dëshires dhe kohës mund ti lëni pak petët të thahen për rreth 1 ore. Kini kujdes mos ti vendosni sipër njera-tjetres pasi ju ngjiten dhe nuk ju thahen.

Thyeni thepinjtë e arrave me duar dhe kontrollojni mos ka ngelur ndonjë levozhge. Perzijeni me sheqerin. 

Shtroni petët në tavë një e nga një duke i lyer cdo petë sipër me pak gjalpë të shkrirë. Pasi keni shtruar 10 petët e para shtroni një shtresë me arra. Shtroni 10 petë te tjera gjithmon duke i sperkatur me gjalpë të shkrirë. Beni perseri një shtresë me arra. 

Mbuloni me 10 petet e fundit dhe keto te sperkatura ne cdo pete me gjalpe. Priteni në rombe dhe sipër i hedhni gjapin që na tepron. 

Vendoseni të piqet në 140° per 3 – 4 ore. Pastaj ngrijeni me telin e furres që mos ju digjet poshtë. 
Nese akoma nuk është skuqur, ngrijeni ne mesin e furres dhe e lini disa minuta të tjera në furrë. 

Për ta kontrolluar nese është pjekur mirë dhe brenda me kujdes heqim një petë të vogël në mes të ballkavas dhe e ferkojni në dore nëse shkermoqet dhe nuk behet si brumë ateher ajo eshtë pjekur. Dallohet dhe nga ngjyra e kuqerremtë që merrë bakllavaja sipër. 

Fikeni sobën dhe lereni brenda që të kullojë. Ndërkohë përgatisni sherbetin.

SHERBETI

Dy kile sheqer përzijini me 1 litër e gjysëm uje dhe pakës limontos. Vendoseni ne zjarrë dhe aromantizojeni me nje shkope kanelle dhe disa kokrra karafila. 

Llogarisni që ta lini edhe 10 minuta pasi ka marrë vale. Hiqeni dhe lëreni të ftohet per 10 minuta. Pastaj hidhjani bakllavasë që duhet të jetë komplet e ftohurë.

Konsumojeni mbasë një dite kur bakllavaja të jetë njomur plotësisht dhe të gjitha aromat të jenë bashkuar me njëra-tjetrën.

Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
Bakllava turke

TË TJERA RECETA PËR VITIN E RI
  • Slide title

    GJEL DETI I PJEKUR NË FURRË

    Button
  • Slide title

    PANETONA

    Button
  • Slide title

    KADAIF ME ARRA 

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA TURKE

    Button
  • Slide title

    PËRSHESH ME GJEL DETI

    Button
  • Slide title

    SALLATË RUSE

    Button
  • Slide title

    GJEL FSHATI I MBUSHUR ME MISH TË GRIRË, DJATHË E FRUTA TË THATA

    Button
  • Slide title

    TOPA BORE ME BAJAME

    Button
  • Slide title

    BISKOTA ZVICERIANE PËR FESTAT E FUNDVITIT

    Button
  • Slide title

    ROLE VICI E MBUSHUR ME VEZË TË ZIERA DHE DJATHË

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA TURKE ME PETA TË GATSHME

    Button
  • Slide title

    GJEL DETI ME GËSHTENJA

    Button
  • Slide title

    BISKOTA NË FORMË YLLI ME KANELLË

    Button
  • Slide title

    VASILOPITA, PËR VITIN E RI

    Button
  • Slide title

    ZOGJ TË MBUSHUR PËR FESTA

    Button
  • Slide title

    BISKOTA “BREDH”

    Button
  • Slide title

    SI TË PINI ME “INTELIGJENCË” ALKOOL NATËN E VITIT TË RI DHE TË MBETENI ESËLL

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA E SHPEJTË

    Button
  • Slide title

    TORTË E LEHTË PËR VITIN E RI

    Button

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: