SI TË PINI ME “INTELIGJENCË” ALKOOL NATËN E VITIT TË RI DHE TË MBETENI ESËLL
Nëse keni planifikuar që natën e Vitit të Ri ta kaloni me miqtë ose familjen duke konsumuar alkool duhet të bëni disa veprime shumë të thjeshta në mënyrë që dita e nesërme mos t’ju gjejë në shtrat.
Një studim i ri britanik është marrë veçanërisht me këtë gjë. Ata kanë testuar trupin e njeriut se çfarë ndodh kur ai merr doza të larta alkooli dhe kanë dalë në disa rezultate shumë të nevojshme sesi duhet të veprojë çdo njeri pasi ka konsumuar më shumë alkool sesa duhet.
1. Konsumoni vezë të nesërmen
Gjëja e parë që duhet të bëni ditën pasi keni konsumuar alkool është të hani një vezë, pasi veza fal amoniacidit
L-Cysterinë që e ka në sasi të larta, largon toksinat nga mëlçia.
2. Konsumoni 1 gotë ujë pas çdo racioni alkool që ju pini
Sa më shumë ujë që ju të keni në trup, aq më hidratuar do të jetë trupi. Në këtë mënyrë alkooli e ka shumë më të vështirë që të dehidratojë organizmin.
3. Një orë para gjumit mos konsumoni alkool
Nëse keni konsumuar alkool mos flini gjumë direkt sapo të shkoni në shtëpi, prisni 1-2 orë dhe në këtë mënyrë gjumi do të jetë më i rehatshëm.
4. Konsumoni alkool pasi të jeni ushqyer
Nëse pini alkool me stomak bosh atëherë stomaku juaj do të irritohet për shkak të alkool, por nëse ju ushqeheni atëherë proteinat dhe lëndët e tjera ushqyese do e ulin përthithjen e alkoolit në gjak.