BAKLLAVA E SHPEJTË
Përbërësit:
- 4 vezë (2 te plota kurse 2 vetëm të verdhat)
- 1 gotë uji qumësht (ose kos)
- 1 lugë sheqer
- pak kripë
- 1 gotë uji vaj
- 1 pluhur paste (pecive)
- miell derisa të trashet brumi
- 300 gr arra te coptuara sa më imët
- 800 gr nisheste
PER SHERBETIN:
- 1 kg sheqer
- 1 lt ujë
Përgatitja:
Ne nje ene me te thelle qiten vezet, qumshti (kosi), sheqeri, kripa, vaji dhe ne fund qitet miell derisa te trashet brumi te perzier me pluhur paste.
Nga ky brum duhet te dalin 60 toptha te vegjel.
Pasi te pushoi pak brumi te hollohen nga 5 kulec ne madhesi te pjates se vogel dhe seciles i hidhet nga nje grusht i mbyllur niseshte dhe pasi behen 5 ne nje vend atehere rriten me tehollus ne madhesi te tepsise dhe keshtu vazhdohen derisa te kryhen te gjithe kulecet.
Me rendesi eshte qe cdo peseshe te hollohet menjehere, sepse nese qendojne atehere eshte me e veshtire te hollohen.
Pasi te jene holluar te gjitha petet mund t`i leme per nja 2 ore te qendrojne ne ndonje vend te fresket dhe pastaj i renditim ne tepsi ku do t`i pjekim nga 20 pete dhe arra dhe pastaj prap 20 pete dhe arra.
Ne fund i hidhet margarina e shkrire dhe piqet per 3 ore ne temperturen 150 grade.
Gjate kesaj kohe pak para se ta nxjerrim bakllaven nga furra e ziejme sherbetin dhe i hedhim sherbetin e nxehte bakllavase se nxehte.
Para se tia kthejme sherbetin i hedhim nje gote uji te ftohte qe mos te kristalizohet sheqeri pastaj.
Sipas deshires i shtohet edhe limon ne sherbet.
Ju bëftë mirë!