ZOGJ TË MBUSHUR PËR FESTA
Për të gjithë ata që nuk e shijojnë mishin e gjelit të detit ose nuk duan të gatuajnë aq gjatë dhe aq shumë mish, kemi një zgjidhje tjetër që është edhe më e shijshme!
Përbërësit:
- 4 zogj të vegjël, afërsisht 150 gr secili
- 8 feta spek
- 200 gr djathë Chevre ose djathë Philadelphia apo i bardhë
- 100 gr rrush i zi
- 100 gr rrush i bardhë
- 50 gr gjalpë lëng perimesh i valuar
- spango kuzhine për të lidhur mishin
- majdanoz, kripë, piper
Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në 180°C.
Pasi t’i kemi pastruar mirë zogjtë nga puplat (i kalojmë për pak minuta në flakë që të djegim edhe ndonjë pupël që mund të ketë mbetur) i lajmë e i thajmë mirë, madje edhe brenda.
Djathin dhe majdanozin e grirë, i vëmë në një tas dhe i përziejmë mirë me pirun. Më pas, masën e përftuar e rregullojmë për kripë e piper, e ndajmë në 4 pjesë të barabarta dhe me të, mbushim barkun e secilit prej zogjve e në fund, fusim edhe disa kokrra rrushi.
Çdo zog e mbështjellim si role me dy feta spek, dhe e lidhim me spango kuzhine.
Më pas, i vendosim zogjtë në tavë dhe I lyejmë sipër me gjalpë. Tavën e fusim në furrë për rreth 30-40 minuta, dhe zogjtë i lagim here pas here me lëng të valuar sipas nevojës.
Këtë pjatë e shoqërojmë me feta buke ose pilaf të bardhë
Ju bëftë mirë!
TË TJERA RECETA PËR VITIN E RI
RECETA ËMBËLSIRASH