Luleshtrydhet e fushës në këto muaj janë të freskëta dhe plot shije, ndaj dhe janë përbërësi fantastik për ëmbëlsira perfekte.
Ju sugjerojmë që të provoni kasatën fare të thjeshtë me luleshtrydhe.
Me shumë pak përbërës dhe në shumë pak kohë ju do të keni përgatitur në shtëpi këtë ëmbëlsirë freskuese.
Ndiqni me kujdes hapat e shpjeguara në recetë dhe shijojeni me familjarët tuaj.
Përbërësit:
- 2 të bardha vezësh
- 30 ml ujë
- 200 ml pana
- 150 gr sheqer
- 300 gr luleshtrydhe
Përgatitja:
Si fillim do të përgatisni salcën me luleshtrydhe të cilën do ta përdorni për t’i dhënë shije kasatës.
Lani dhe prini në copa të vogla luleshtrydhet dhe kalojini në mikser derisa të keni formuar salcën.
Ndërkohë në një tenxhere të vogël hidhni ujin dhe sheqerin dhe vendoseni që të ziejë.
Ju këshillojmë që të tregoni kujdes dhe që sherbetin ta lini në zjarr të ulët.
Mundohuni ta përzieni herë pas here që të siguroheni që kokrrat e sheqerit të jenë tretur.
Në një tas të madh hedhni të bardhat e vezëve dhe punojini me rrahësin elektrik.
Kur të shihni që sherbeti ka nisur të vlojë hiqeni nga zjarri dhe hidheni ngadalë tek vezët.
Bëni kujdes që të jeni duke e përzier gjatë gjithë kohës merengen.
Masa do të jetë e ngjitshme dhe plot shkëlqim.
Tani e ka radhën pana e ëmbëlsirave të cilën edhe atë duhet ta rrihni derisa të formohet shkuma e bardhë dhe e plotë.
Salcën e luleshtrydheve ju këshillojmë që ta përzieni tek merengia duke e shtuar ngadalë.
Pasi të keni kryer këtë hap bashkoni panën duke e përzierë masën me një spatul.
Lëvizjet duhet të jenë rrethore dhe nga lart poshtë, kështu volume i vezëve dhe panës nuk do të bjerë.
Ky hap është i rëndësishëm pasi vetëm kështu kasata do të dali kremoze dhe perfekte.
Kur të keni mbaruar edhe me panën kalojeni masën në një enë në të cilën keni shtruar një qese kuzhine apo letër pjekjeje.
Futeni enën në frigorifer dhe lëreni për 12 orë në ngrirje në mënyrë që të mpikset siç duhet.
Kur te ketë kaluar koha e nevojitur nxirreni enën nga ngrirja dhe kthejeni kasatën në një pjatë.
Hiqni me kujdes qesen e kuzhinës dhe mund ta spërkatni me pak reçel ose me fruta të karamelizuara.
Ju bëftë mirë!
KASATË ME LULESHTRYDHE
ÇOKOKREM NË KUSHTE SHTËPIE
KEK ME KUNGULL DHE ÇOKOLLATË
AKULLORE
LLOKUME ME PORTOKALLE
MOLLË TË PJEKURA ME ARRA, RRUSH TË THATË DHE LËNG PORTOKALLI
PANNA COTA ME LULESHTRYDHE
KEK NË TIGAN
KARAMELE ZANA
BISKOTA ME MJALTË
BISKOTA ME LIMON
TOST FRANCEZ ME BANANE DHE NUTELLA
PETULLA AMERIKANE - (PANCAKE)
SHEQERPARE
QUMËSHTOR ME MIELL MISRI
GLIKO PORTOKALLI
GURABIE
ROLATE ME MANDARINA
TORTË ME BORONICA
KEK ME BISKOTA
LLOKUME ME ARRE KOKOSI
TORTE ME LAJTHI
PANETONA E KRISHTLINDJEVE
KADAIF ME ARRA
BAKLLAVA TURKE
TORTE ZEBER
TORTE ME ARRA
ROLLADE ME BANANE
EMBELSIRE ME VISHNJE
KREPA
TORTE ME LAJTHI
GLIKO ARRE
TORTE SHTRESORE
TIRAMISU
TRILECE
TRILECE
PASTE E SHKRIFET ME RECEL
PASTE E SHKRIFET ME RECEL
BISKOTA ME COKOLLATE
STRUDEL ME AFION, ARRA DHE MOLLE
TULLUMBA
TORTE ME FIQ TE THATE
TORTE SHAHU
TORTE 'reform'