TORTË ZEBËR
Perberesit:
- 4 veze
- 1 gote uji sheqer
- 1 gote vaj
- 1 gote qumesht
- 2 gota miell
- 2 luge kakao
- 1 pluhur paste
- 1 sheqer vanile
Pergatitja:
Se pari kallepi ku do te piqet embelsira duhet te lyhet me yndyre dhe te permillet. Pastaj tundim vezet me sheqer dhe sheqervanilje derisa te shkrihet sheqeri dhe pastaj shtojme vajin, qumeshtin dhe miellin e perzier me pluhur paste (pecive, pluhur per pjekurina, bakin) dhe perzihet ngadale qe te mos bjere masa e brumit. Pastaj kete brum e ndajme ne dy pjese ku njeres i shtojme kakaon dhe e perziejme mire. Pastaj fillojme te hedhim brumin ne kallep nga tri luge brum duke filluar nga mesi i kallepit (tepsise) dhe pastaj tri nga e kafta dhe keshtu derisa te harxhohet masa. Duhet pasur kujdes qe kallepi gjate mbushjes me brum te mos tundet qe most e perzihen brumerat dhe piqet ne temperature 180 grade C per 40 minuta. Pas pjekjes e sheqerosim me sheqer pluhur.
TË TJERA RECETA
RECETA GATIMI
Services List
-
BRINJË VICI ME KËRPUDHA Hiqni brinjët e vicit nga frigoriferi te paktën një ore para se ta gatuani...
BRINJË VICI ME KËRPUDHA -
PICA KATËR STINËT Së pari nxehim furrën në 375 gradë celsius dhe përgatiteni brumin e Picas, duke...
PICA KATËR STINËT -
BIFTEK PERIMESH ME PATATE Lajmë mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta së bashku...
BIFTEK PERIMESH ME PATATE