ËMBËLSIRË ME VISHNJE
Përbërësit për pandispanjën:
- 15 veze,
- 15 luge sheqer,
- 15 luge miell,
- 3 pluhur per pjekje,
- 3 decilitra qumesht.
Për kremin:
- 8 te verdhe te vezeve,
- 300 grame sheqer,
- 3 pudinge vanilje,
- 9 dl qumesht,
- 150 g cokollate,
- 250 g margarine,
- 3 banane,
- 1 qese therrime cokollate.
Për dekorim:
- 2 krem pana.
Përgatitja:
Pandispanja:
Ne ene te pershtatshme tunden 5 te bardhe te vezeve derisa te fitohet nje shkume e trashe. Pastaj gradualisht shtohen 5 luge sheqer dhe tunden gjate gjithe kohes.Ne ene te vecante tunden 5 te verdhe te vezeve me 5 luge miell, me 1 pluhur per pjekje dhe me 1 deciliter qumesht.Mases nga te verdhte e vezeve i shtohet shkuma e te bardheve te vezeve dhe perzihen ngadale me tel kuzhine.Fundi i taves se rrumbullaket shtrohet me leter per pjekje, derdhet ne te masa e pergatitur dhe piqet, derisa te skuqet, ne furren e nxehte ne 200 C. Ne te njejten menyre nga materiali i mbetur, piqen edhe dy pandispanja
Kremi:
Ne ene te pershtatshme bashkohen te verdhe e vezeve, sheqeri dhe 2 decilitra qumeshte, ndersa qumeshti i mbetur vlohet.Masa e tundur derdhet ne qumesht te vluar dhe zihet ne temperature mesatare, duke perzier gjate tere kohes, derisa te dendesohet masa.Masa e dendesuar lihet te ftohet, shtohet margarina dhe tundet me mikser.Kremi ndahet ne dy pjese. Ne njeren pjese shtohet cokollata e shkrire ndersa ne pjesen e dyte shtohen therrimet e cokollates.
Përfundimi:
Pandispanja e pare lyhet me krem cokollate, mbulohet me rrathe bananesh dhe vendoset pandispanja e dyte.
Pastaj lyhet me kremin nga therrimet e cokollates, mbulohet me rrathe babanesh dhe vendoset pandispanja e trete.Krem pana pergatitet sipas udhezimeve ne qeske dhe me te lyhet torta permbi. Torta dekorohet sipas deshires.