KREPA
Perberesit:
- 2-3 të verdha veze
- pak kripë
- 2 gota uji miell
- 1 litër qumësht
- çokollatë e shkrirë
- lajthi
- arra
- 2 lugë gjelle gjalpë
Pergatitja:
Si fillim përgatisim brumin e krepës. Rrahim të verdhat e vezëve në një tas të thellë, shtojmë miellin dhe i përziejmë. Ndërkohë, hedhim qumështin pak e nga pak derisa të na bëhet një masë e hollë kremoze, pa harruar të hedhim edhe kripën. Vendosim tiganin e sheshtë në zjarr me një majë luge gjalpë.
Pasi ngrohet tigani, marrim sa një gjysmë gote uji përzierjen e brumit dhe e shpërndajmë në tigan me lugë. Brumi i krepit lihet rreth një minutë nga njëra anë dhe e kthejmë nga ana tjetër. Në mënyrë të tillë veprojmë për gjithë masën e brumit. Pasi ftohen, i hedhim përbërësit e tjerë dhe e mbyllim në formën e një trekëndëshi, duke i hedhim sipër pluhur sheqeri dhe çokollatë të shkrirë. Duhet të keni parasysh që bajamet, arrat dhe lajthitë të jenë të grira hollë.
Si mbushje të krepave mund të përdorni edhe reçel qershie.
Për ta servirur mund të përdorni dredhëza të paprera dhe banane.

TË TJERA RECETA
RECETA GATIMI
Services List
-
PICA KATËR STINËT Së pari nxehim furrën në 375 gradë celsius dhe përgatiteni brumin e Picas...
PICA KATËR STINËT -
BIFTEK PERIMESH ME PATATE Lajmë mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta së bashku me karotën...
BIFTEK PERIMESH ME PATATE -
MUSAKA ME PATËLLXHAN Si fillim, heqim bishtin dhe majen e patellxhaneve, i lajme nen uje te rrjedhshem...
MUSAKA ME PATËLLXHAN