SALCE DJEGESE ME DOMATE JESHILE

SALCË DJEGËSE ME DOMATE JESHILE



Keni dëgjuar për salcën e kuqe të domateve e cila është mjaft e shijshme, por ne do t'ju tregojmë një recetë të veçantë për salcën jeshile djegëse.

Kjo salcë mund të përdoret në vend të piperit dhe të salcës së kuqe, sipër makaronave, picës dhe mishit.

Përbërësit:


- 1.5 kg domate te gjelbra
- 2 qepë
- 1 tufë majdanoz
- 4-5 speca djegës
- 1 lugë kafe kripë
- lëngu i një limoni

Përgatitja:

Domatet i pastrojmë dhe i vëmë të ziejnë në një enë me ujë të bollshëm. I ziejmë derisa kur të shpojmë me pirun të shpohen lehtë, për 10 minuta.

Më pas domatet i vëmë në blender, shtojmë specat djegëse dhe i bluajmë, kështu veprojmë pak nga pak derisa të bluajmë të gjithë domatet e ziera dhe specat djegëse.

Pastaj masën e bluar e domateve e kriposim, shtojmë lëngun e limonit.

Në blender shtojmë edhe qepën e grirë, majdanozin dhe shtojmë nga salca e domateve të gjelbra, bluajmë së bashku prapë dhe përziejmë me salcën e domateve tjera të bluara.

Përziejmë të gjitha së bashku, ngrohim pak nëse masa është ftohur dhe e hedhim nëpër kavanozë të nxehtë të sterilizuar.

I mbyllim mirë hermetikisht, i mbushim me ujë dhe kavanozët i vendosim në dollap. Kjo salcë mund të serviret me mish të pjekur, patate të skuqura etj. 

Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
salce djegese me domate jeshile

TË TJERA RECETA

RECETA ËMBËLSIRASH
Lexoni të tjera ëmbëlsira
Share by: