Qofte me leng-KUZHINA.com

QOFTE ME LËNG

Përbërësit: 

- 400 gr mish i grirë mëshqerrë, 
- 100 gr salsiçe, 
- 20 gr djathë i grirë kaçkavall, 
- 500 gr domate të qëruara, 
- 4 lugë me vaj ulliri, 
- 1 kokërr vezë, 
- piper dhe kripë.

Përgatitja:

Bashko me një tas mishin e grirë me salsiçet pasi u ke hedhur cipën, me vezën dhe me djathin e grirë. Hidhi kripë dhe piper sipas dëshirës dhe ngjeshi derisa të bëhet një brumë homogjen. Merr një lugë të vogël sa më shumë sferike dhe me duart e lagura, jepu formë qofteve të shumta.

Rrihi domatet e qëruara bashkë me lëngun e tyre. Nxehe vajin në një tenxhere, vendos aty qoftet e vogla dhe vëri të skuqen. Shtoju pastaj salcën e domateve, ndreqi me kripë dhe zieji mbi flakë jo të fuqishme për rreth 30 minuta. Për t’i bërë sa më të buta qoftet e vogla, përziej në brumin homogjen 30 gr tul buke të regjur në qumësht dhe të shtrydhur, ose një patate të vogël të zier dhe të shtypur. Që lëngu të bëhet sa më i trashë, qoftet e vogla, para se t’i ziesh, lyeji lehtë e lehtë me miell.
Share Button
comments powered by Disqus
TË TJERA RECETA
  • QOFTE ME LENG

  • GJEL DETI I PJEKUR NE FURRE

  • OMLETE ME DJATHE TE SHKRIRE

  • QAFE VICI E MBUSHUR ROLE

  • MISH ME PATATE

  • BRINJE VICI ME KERPUDHA

  • PICA KATER STINET

  • BIFTEK PERIMESH ME PATATE

  • MUSAKA ME PATELLXHAN

  • ROLATE VICI NE SALCE DOMATESH

  • PATELLXHAN TE MBUSHUR ME ORIZ DHE MISH TE GRIRE

  • PURE FASULE SALLATE

  • PATATINA TE BERA NE SHTEPI

  • SALLATE E FTOHTE ME ORIZ

  • PICE ME SALCICE DHE DOMATE

  • CORBE PATATESH ME BISHT VICI TE TYMOSUR

  • TAVE KRAPI SHKODRANE

RECETA ËMBËLSIRASH
Lexoni të tjera ëmbëlsira
Share by: