TORTË ME LAJTHI
Përbërësit:
- Gjalpë në copa, 150 g
- sheqer kallami, 150 g
- 4 vezë
- miell 0,100 g
- maja për ëmbëlsira, 1 lugë
- lajthi të pjekura, 100 g
- çokollatë e shkrirë, 200 g
- 1 dorë kripë
- lajthi të copëtuara, 30 g për zbukurim
Mbushja:
- ajkë, 100 ml
Kremi:
- çokollatë e shkrirë, 150 g
- ndonjë pikë esencë të vaniljes
- ajkë e lëngshme, 4 lugë
Pregatitja:
Punojeni gjalpin me sheqer, derisa të behet shkumë (përdorni më mirë mikserin). Futini të verdhat e vezëve, një e nga një, miellin (duke e hedhur ne forme shiu) dhe në fund majanë. Hidhni lajthitë dhe çokollatën të grira bashke; rrihini në shkume të bardhat me pak kripe dhe ia shtoni përzierjes, duke u kujdesur që të mos shpërbehet.
Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe me miell dhe piqeni në furrën e nxehur për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është ne furre rriheni ajkën. Për të bërë kremin, shkriheni çokollatën ne banjëmari dhe përpunojeni me një shpatull duke shtuar ndonjë pikë esence të vaniljes dhe ajkë të lëngshme.
Kur ëmbëlsira të jetë bërë, mund ta ftohni mbi skarë, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me çokollatë duke e zbukuruar me lajthitë e copëtuara.