PANETONA
Panettone, buka e ëmbël me origjinë italiane, është prej vitesh simbol i ditëve të Krishtlindjes e Vitit të Ri dhe përgatitet për t'u gëzuar me familjen dhe miqtë.
Përbërësit:
Brumi i parë:
- 400 gr miell për panetone
- 200 ml ujë (28 gradë celcius)
- 60 gr gjalpë
- 15 gr maja
Brumi i dytë:
- 300 gr miell për panetone
- 125 gr gjalpë
- 150 gr të verdha vezësh
- 50 gr sheqer
- 5 gr kripë
- 200 gr rrush të thatë
- 125 gr fruta të thata
Përgatitja:
Përgatisim brumin e parë. I vendosim të gjithë përbërësit së bashku në mikser dhe i godasim për 15 minuta në shpejtësinë e mesme.
E lëmë brumin të fryhet gjatë gjithë natës, për afërsisht 12 orë.
Nisim përgatitjen e brumit të dytë. Shtojmë të gjithë përbërësit në brumin e parë dhe i përziejmë mirë për 15 minuta në mikser.
E vendosim përzierjen e përfituar në format e panetones dhe e lëmë përsëri të fryhet për 6 orë në temperaturë të ngrohtë, ambienti.
E pjekim në temperaturë 170 gradë për 1 orë. Në momentin që e nxjerrim nga furra, duhet ta kthejmë patjetër përmbys, në mënyrë që të kullojë sa më mirë brumi.
Ju bëftë mirë!