Nëse këtë fundvit nuk keni blerë gjel deli sipas traditës, edhe kaposhi i fshatit është një ide e mirë. Ka shumë mënyra për përgatitjen e tij dhe një prej tyre është mbushja me mish të grirë, fruta të thata e djathë grana.
Përbërësit:
- 2 kg kaposh fshati
- 20 gr vaj ulliri
- 50 gr selino
- 50 gr karota
- 40 gr qepë
- 1 thelpi hudhër
- 1 degë rozmarinë
- 100 gr verë e bardhë
- 200 gr brodo perimesh
- Kripë e imët
- Piper i zi
Për mbushjen:
- 120 gr proshutë krudo
- 200 gr mish viçi i grirë
- 200 gr mish derri i grirë
- 80 gr arra cashews
- 60 gr djathë grana i grirë
- 1 degëz rozmarinë
- 5 gr kripë e imët
- Disa feta limon
- Piper i zi
Përgatitja:
Vendosni brodon të ziejë. Më pas grini karotat, selinon, qepën dhe degën e rozmarinës. Grini proshutën në kubikë të vegjël më pas grijeni imët në mikser. Për të përgatitur mbushjen, hidhni në një tas mishin e grirë të viçit dhe të derrit, proshutën dhe djathin e grirë. Shtoni kripë e piper, rozmarinën e grirë dhe përziejini përbërësit me dorë. Shtoni edhe arrat Cashews.
Përcëllojmë kaposhin për t'i eliminuar ndonjë qime të mbetur. Shpëlajeni më pas me ujë të ftohtë, marinojeni me kripë e piper nga brena. Mbusheni me masën e përgatitur dhe lidheni me spango kuzhine ose qepeni.
Në një tenxhere ose tigan të madh dhe lëreni të nxehet, shtoni kaposhin dhe kthejeni nga të dy anët, në zjarr të lartë.
Shuajeni me verë dhe lëreni të avullojë. Shtoni më pas perimet e prera (qepën, karotat, selinon, rozmarinë të freksët dhe hudhrën). Shtoni dhe brodon e perimeve. Mbulojeni me kapak dhe lëreni në zjarr shumë të ulët për rreth 2 orë.
Ju bëftë mirë!