KEK ME KUNGULL DHE ÇOKOLLATË
Përbërësit:
- 4 kokrra vezë
- 200 gr sheqer
- 80 gr gjalp (ambient)
- 350 gr kungull i verdhë (në avull)
- 2 lugë gjelle mjalt (sipas dëshirës)
- 300 gr miell
- 50 gr niseshte
- 1 pako pluhur pjekës
- 1 lugë çaji kanellë
- 100 gr çokollatë fondente
- sheqer pluhur për dekor
Përgatitja:
Fillimisht në një tigan me 1 lugë caji gjalp kaurdisim kungullin për 10 minuta. Rrahim vezët me sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë dhe veza të rrisë volumin. Shtojmë gjalpin dhe i rrahim së bashku deri sa të na formohet një masë e lidhur.
Pasi kungulli të jetë zbutur mirë dhe të jetë ftohur e kalojmë në blender dhe e kthejmë në pure të cilën e shtojmë në tasin me vezë e më pas e përziejmë mirë.
Përziejmë në një tas, miell, niseshte, pluhur pjekës e kanellë dhe e shtojmë gradualisht në tasin me vezë e kungull.
I përziejmë me spatula dhe në fund shtojmë dhe cokollatën.
E trazojmë dhe e vendosim brumin në një tepsi të lyer me gjalp dhe pak miell. E pjekim në temperaturë 180ºC për 40-45 minuta.
Pasi ftohet e spërkatim me sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë!