TOST FRANCEZ ME BANANE DHE NUTELLA

TOST FRANCEZ ME BANANE DHE NUTELLA



Tosti i përgatitur kështu më së miri konsumohet i nxehtë dhe i freskët.

Përbërësit:

- 4 rriska buke
- Nutella
- 1 banane
- 2 vezë
- ¼ filxhan qumësht
- 1 lugë gjelle sheqer
- ½ lugëz kanellë
- 2 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja: 

Secilën rriskë buke lyejeni me nutellë. Shtoni bananen e grirë në rriska të holla.

Mbulojeni me rriskën tjetër të bukës e tostin kthejeni permbys në mënyrë që Nutella të ngel mbi banane.

Në një enë të thellë vendosini vezët, qumështin, sheqerin, kanellën. Rrahini mirë që të fitoni një masë të njëtrajtshme.

Në tigan hidhni gjalpin e ngroheni në zjarr mesatar derisa të shkrihet.

Tostet e përgatitura kalojini në masën me vezë e më pas skuqini në gjalpin e shkrirë.

Tostet duhet të skuqen për 3-4 minuta në secilën anë ose derisa të marrin një ngjyrë të bukur.

Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
tost francez

TË TJERA RECETA

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: