Për përgatitjen e kësaj recete ju duhet një lakër e madhe e freskët.
Pastrojeni nga gjethet e dëmtuara dhe largojini kërcellin deri në brendësi.
Më pas, lakrën vendoseni në një tenxhere me ujë dhe ziejini për 15 minuta.
Pasi të ketë zier ndani gjethet dhe nisni përgatitjen e mbushjes.
Vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni vaj ulliri dhe kaurdiseni qepën e grirë hollë derisa volumi i saj të bjerë.
Më pas, shtoni karrotat the specat e grira hollë dhe vijoni kaurdisjen. Hidhni orizin, vijoni kaurdisjen e më pas shtoni salcën e domates, kripën dhe piperin.
Kaurdisini të gjitha bashkë dhe shtoni një gotë ujë dhe lëreni të ziejë derisa uji të avullojë.
Pastaj nisni mbushjen e dollmave.
Merret gjethja e lakrës, hapet në tavolinën e kuzhinës, shtypet kërcelli. Vendoset mbushja në fillim të gjethes dhe mbështillen anët dhe rrotullohet në formë roleje.
Vijoni me radhë të përgatisni të gjitha sarmat.
Pasi t’i keni përgatitur të gjitha, vendosini me rradhë në një tenxhere në fundin e të cilës keni shtruar një gjethe lakre.
Sarmat ngjishen mirë në tenxhere njëra pas tjetrës që të mos hapen gjatë zierjes.
Sipër u vendoset një pjatë, u hidhet 1 apo 2 gota ujë me pak kripë sa të mbulohen, por jo plotësisht.
Lihen që të ziejnë për rreth 30 minuta ose edhe më gjatë.
Nëse doni sarma më krokante, pas zierjes mund t’i piqni për një kohë edhe në furrën e nxehtë.
Ju bëfshin mirë!