Sheqerpare-KUZHINA.com

SHEQERPARE



Përbërësit:

Për brumin e biskotave: dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë doze
- 125g gjalpë i tretur i vakët
- 200g sheqer
- 2 vezë 
- 100g miell misri i bluar imët
- 1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë
- 1 bustinë sodë për ëmbëlsira
- 1 bustinë vanilje
- 280gr miell 00
- disa kokrra lajthi të qëruara, për zbukurim

Për shurupin:

- 4 gota ujë (250ml një gotë)
- 3 gota sheqer
- lëngu i ½ limoni

Përgatitja:

Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta. Më pas e lëmë të ftohet. 

Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit. Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë. Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë. E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperature ambienti.

Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më pare për 15/20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë
ngjyrë. I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër shurupin e ftohtë, hedhim sipër çdo biskotë. Të nesërmen janë gati. Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
TË TJERA RECETA

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: