LLOKUME ME ARRË KOKOSI
Kategoria:
Postuar më: 12 Mars, 2015
Përbërësit:
- 1 kg qumësht
- 250 g gjalpë
- 2 gota uji sheqer
- 1 paket vanilje
- 2 gota uji+2 lugë gjellë miell
- arra, kanellë, arrë kokosi
Përgatitja:
Në një tigan skuqim miellin me gjalpë, shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë ti skuqim. Më pas shtojmë qumështin pak e nga pak dhe e përziejmë mirë. E hiqem nga zjarri pasi të jetë bërë si muhalebi e trashë dhe shtojmë menjëherë vaniljen dhe e përziejmë mirë për 10 minuta. I lejmë në frigorifer për 2-3 ore, pasi të ftohet i ndajmë në copëza sa një arrë. Brenda u vendosim arra dhe kanellë dhe u japim formwn e topit.
Rreshtojmë llokumet në një tepsi ku të hedhim arrën e kokosit dhe i rrotullojmë gjithandej. Mund ti vendosim stikadenti për ti kapur më lehtë. I vendosim në frigorifer deri për servirje.