OMLETË ME DJATHË TË SHKRIRË
Përbërësit (për 1 person):
- 2 kokrra vezë
- 1 lugë gjalpë pa kripë
- 1 lugë me ujë të ftohtë
- Majdanoz të grirë
- Kripë
- Piper i zi i bluar
- Proshutë
- Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Një një enë hidhni vezët, ujin, kripën dhe piperin dhe i rrihni me njëra tjetrën derisa të krijoni një masë homogjene. Shtoni më pas proshutën e prerë në formë kubike dhe vazhdoni trazojeni sërish.
Ndërkohë në një tigan hidhni gjalpin pa kripë, kur të fillojë të skuqet hidhni përzjerjen që keni përgatitur në enë, në të gjithë sipërfaqen e tiganit. Kur ta shihni që është skuqur njëra anë, ktheheni nga ana tjetër. Nxirreni më pas në një pjatë, spërkateni me djathë të shkrirë dhe majdanoz të grirë dhe pjata është gati për tu servirur.