MISH ME PATATE
Perberesit:
- 500 gr mish
- 1.5 kg patate
- 1-2 kokrra qepe
- 1 filxhan kafeje vaj
- 4-5 kokrra domate ose 1 luge gjelle salce
- kripe, piper, 1 gjehte dafine,majdanoz
Pergatitja:
Mishi i dashit,i derrit ,i lopes mund te gatuhet me patate
ose me perimete tjera.Ne rast se gjella gatuhet me mish
te madh,merret vetem tuli,ndersa mishi i bagetive te
imeta pritet ne copa me gjithe kocke.
1.Copat e mishit kaurdisen me qepe te grira holle derisa te
vyshket qepa;pastaj shtohen domate te qeruara ose salce,
kaurdisen edhe pak,u hidhet kripe,piper, flete dafine,
shtohet uje sa te mbulohet mishi dhe perberja vihet te zieje
ne zjarr te ngadalte.
2.Nderkaq,patatet pastrohen e lahen,priten ne forma
kubike mesatare,skuqen lehte ne tenxhere me yndyre
dhe 10-15 minuta para perfundimit te zierjes se mishit
vendosen ne nje ane te tenxheres.Me pas hedhim pak
kripe,piper dhe ereza te grira te holla.
3.Gjella mbulohet me kapak dhe lihet te zieje ne zjarr te
ngadalte derisa te jete gati. Patatet mund te vendosen mbi
mish edhe pa kaluar ne skuqje,por ne kete rast nuk ruhet
mire forma e tyre.Mishi vihet ne mes te pjates kurse anash
patatet.Siper hidhet pak nga lengu i gjelles dhe majdanoz i
grire holle.