QAFË VICI E MBUSHUR ROLE
Perberesit:
- Mish 1250 kg, me gjithë kocka
- Margarine 3 lugë
- Speca të kuq 2 copë
- Hudhra 5 thelpinj
- Majdanoz 1 tufë
- Kripe e piper
- Qepë 1 kokërr të madhe
- Karota 3 rrënjë
Pergatitja:
Hiqet kocka nga pjesa e qafës si dhe membranat e dejet. Shtrihet në tavolinë (e larë mirë) në mënyrë që pjesa e brendshme e qafës të mbështetet në tavolinë. Priten pjesët e tepërta që mishit e marrë formën katrore të zgjatur pak, rrihet që të bëhet i njëtrajtshëm. Mbi sipërfaqen e mishit hidhet kripë dhe piper i shtypur trashë, specat e kuq të prera në kubikë, hudhrat e shtypura si dhe majdanoz i grirë hollë. Hidhen në mënyrë të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e mishit. Mbështillet mishi në formë cilindrike dhe lidhet me spango duke pasur kujdes që të ruhet trashësia uniforme e rolesë. Vendoset në tavë të përshtatshme, të lyer me yndyrë, hidhen qepët me karotat pasi janë pastruar, larë e prerë në copa të mëdha. Lyhet mishi me yndyrë hidhet pak kripë dhe vendoset në furrë që gjatë kohës së pjekjes të spërkatët me pak lëng mishi, i cili mund të përfitohet nga kocka e pastruar dhe nga mbeturinat e mishit të pastruar. Kur përfundon pjekja , hiqet mishi dhe pasi ftohet pak hiqen spangot, priten në dy copa per racion dhe shërbehen me patate të fërguara ose zarzavate të ndryshme të ziera. Nëse shërbehet e ftohtë shoqërohet me sallatë jeshile në pjatë të veçantë. Sipër mishit hidhet salca.
TË TJERA RECETA
RECETA ËMBËLSIRASH
Services List
-
KREPA Si fillim përgatisim brumin e krepës. Rrahim të verdhat e vezëve në një tas të thellë, shtojmë miellin...
KREPA -
TORTË ME LAJTHI Ne nje tigan qe nuk ngjit, pjekim ne zjarr mesatar lajthite e qeruara per rreth 2 minuta...
TORTË ME LAJTHI -
GLIKO ARRE Me ndihmen e nje qeruese patatesh, qerojme arrat jeshile nga lekura e jashtme duke vendosur fillimisht...
GLIKO ARRE