Japrak me gjethe rrushi-KUZHINA.com

 JAPRAK ME GJETHE RRUSHI

 Kategoria:

Postuar më: 11 Mars, 2015
Share Button
Përbërësit:

- gjethe rrushi 
- 1 gotë oriz  
- 3 kokrra domate   
- gjysmë kg qepë të njoma
- dy tufa erëza të njoma
- piper të zi sipas dëshirës
- 10 gjethe lëpjeta sipas dëshirës 
- 5 hudhra të njoma

Përgatitja:

Gjethet e rrushit i vendosim të marrin një valë. I heqim nga zjarri dhe i kullojmë. Ndërkohë ne grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’u skuqur. Pasi është skuqur qepa shtojmë domaten e grirë. Më pas do të shtojmë erëzat, do i trazojmë dhe do të shtojmë edhe orizin, hedhim një gotë ujë që orizi të ziejë.
Do ta lëmë që kjo masë të ftohet pak dhe fillojmë që t’i mbledhim një nga një gjethet e rrushit me përbërjen. Vendosim në një tenxhere gjethet e rrushit që janë më të trasha dhe sipër tyre do të rreshtojmë japrakët. Kur t’i vendosim të gjitha do i hedhim ujë. Do vendosim sipër japrakëve një pjatë të rëndë balte që japrakët të mos dalin sipër kur ziejnë. Zjarri duhet të jetë i avashtë që të mos ngjisin.
comments powered by Disqus
TË TJERA RECETA
  • JAPRAK ME GJETHE RRUSHI

  • QOFTE ME LENG

  • GJEL DETI I PJEKUR NE FURRE

  • OMLETE ME DJATHE TE SHKRIRE

  • QAFE VICI E MBUSHUR ROLE

  • MISH ME PATATE

  • BRINJE VICI ME KERPUDHA

  • PICA KATER STINET

  • BIFTEK PERIMESH ME PATATE

  • MUSAKA ME PATELLXHAN

  • ROLATE VICI NE SALCE DOMATESH

  • PATELLXHAN TE MBUSHUR ME ORIZ DHE MISH TE GRIRE

  • PURE FASULE SALLATE

  • PATATINA TE BERA NE SHTEPI

  • SALLATE E FTOHTE ME ORIZ

  • PICE ME SALCICE DHE DOMATE

  • CORBE PATATESH ME BISHT VICI TE TYMOSUR

  • TAVE KRAPI SHKODRANE

RECETA ËMBËLSIRASH
Lexoni të tjera ëmbëlsira
Share by: