Përbërësit:
- 800g biskota që përdoren për çaj
- 1 tas me arra, bajame, ose lajthi sipas dëshirës
Shurupi i çokollatës:
- 200g sheqer
- ½ tas me kakao
- 1 tas ose (240 ml) ujë
- 2/3 tas ose (150g) gjalp
- 1 lugë vanilje
- 1/2 tas me mascarpone
- 120g çokollate të copëtuar të zezë
Përgatitja:
-Thyeni biskotat, bëni në copa të vogla
-Skuqni për 5 minuta arrat dhe hidhini te tasi i biskotave.
-Përgatisni shurupin e çokollatës. Në një tenxhere mesatare shtoni sheqer, kakao dhe përziejini mirë me ujë në zjarr mesatar. Lërini të ziejnë për disa minuta dhe në përfundim shtoni vaniljen.
- Pasi të jetë ftohur pak shtojeni shurupin mbi tasin e biskotave.
- masën e përgatitur vendoseni në një tepsi për kekë.
- Vendoseni në frigorifer për 30 minuta dhe përgatisni kremin me çokollatë.
-Hidheni kremin e çokollatës sipas kekut me biskota dhe vendoseni sërish në frigorifer të qëndrojë për 3-4 orë ose lëreni gjithë natën.
-mund ta dekoroni kekun sipas dëshirës para se ta shërbeni.
Për me tepër ndiqni videon !!!