Krem geshtenjash-KUZHINA.com

KREM GËSHTENJASH

 Kategoria:

Postuar më: 04 Dhjetor, 2015
Pateja ose kremi i gështenjave është mjaft i shijshëm dhe shumë i mirë për t’u përdorur si shoqërues ëmbëlsirash ose thjesht ashtu, për të lyer bukën në mëngjes apo pasdite. Receta kërkon një kohë relativisht të gjatë për t’u përgatitur për shkak të kohës së zierjes së gështenjave që më pas do të shndërrohen në krem. Veç të tjerash, është një ide mjaft ekonomike por që nuk se mund ta bëni në çdo kohë pasi tani gështenjat janë në sezonin e tyre dhe çmimi është i mirë.

Përbërësit:

- 2 kg gështenja 
- 1.5 kg sheqer 
- 2 dl rum 
- kripë e trashë 

Përgatitja: 

Hapni secilën prej gështenjave me majën e thikës. Hidhini në një enë të madhe për t’i zjerë duke i mbuluar me ujë. Shtoni një lugë të vogël me kripë të trashë dhe lërini të ziejnë të mbuluara për 40 minuta.

Pasi të kenë zierë, hapini dhe pastrojini nga lëkura. Shtypini në një enë me lugë ose mund t’i kaloni në frulator. Më pas, masën e brumit përftuar prej tyre kalojeni në një tjetër enë ku do të shtoni edhe 2 gota ujë bashkë me sheqerin. Vazhdojeni zierjen për gjysmë orë gjithnjë duke përzier. Në 10 minutat e fundit përpara se t’a hiqni nga zjarri, shtoni rumin. Lëreni të ftohet dhe konservojeni në enë qelqi.
comments powered by Disqus
TË TJERA RECETA
  • Slide Title

    KREM GESHTENJASH

    Button
  • Slide Title

    TORTE BINGO

    Button
  • AKULLORE

  • LLOKUME ME ARRE KOKOSI

  • TORTE ME LAJTHI

  • PANETONA E KRISHTLINDJEVE

  • KADAIF ME ARRA

  • BAKLLAVA TURKE

  • TORTE ZEBER

  • TORTE ME ARRA

  • ROLLADE ME BANANE

  • EMBELSIRE ME VISHNJE

  • KREPA

  • TORTE ME LAJTHI

  • GLIKO ARRE

  • TORTE SHTRESORE

  • TIRAMISU

  • TRILECE

    TRILECE

  • PASTE E SHKRIFET ME RECEL

    PASTE E SHKRIFET ME RECEL

  • BISKOTA ME COKOLLATE

  • STRUDEL ME AFION, ARRA DHE MOLLE

  • TULLUMBA

  • TORTE ME FIQ TE THATE

  • Slide Title

    TORTE SHAHU

    Button
  • TORTE 'reform'

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: