Përbërësit:
- 6 peshq barbun me peshë 120 g secili
- 500 g gjalpë
- 170 g domate
- 150 g presh
- 1 karotë
- 1 rrënjë selino
- 1 spec të freskët
- Majdanoz, vaj ulliri, kripë
Përgatitja:
Shkrijeni gjalpin në një tenxhere me zjarr të ulët ose në banjëmari, nuk duhet të skuqet) dhe me një lugë eliminoni shkumën e bardhë të krijuar në sipërfaqe. Lëreni derisa të avullojë uji dhe të kullojnë në fund mbetjet. Pas 20 minutash vendoseni në një tenxhere, kullojeni që të mos kalojnë edhe mbetjet.
Priteni selinon dhe karotën në fije të holla.
Priteni preshin në feta rrethore dhe hidheni në një tenxhere. Shtoni 4 lugë vaj ulliri, spec, një garuzhde me ujë dhe kripë. Sapo të avullojë uji, shtoni domatet (të cilave më parë u keni hequr farat dhe i keni prerë në kubikë të vegjël). Hidhni përsëri një garuzhde me ujë, mbulojeni përbërjen me kapak dhe lëreni edhe për 10-15 minuta të tjera, në fund shtoni 1 lugë majdanoz të grirë.
Qërojeni barbunin, hiqini luspat dhe priteni në fileto. Hidheni në gjalpin ku e keni nxehur më parë 80 gradë dhe gatuajeni për 5-6 minuta. Në fund kalojeni në letrën e kuzhinës dhe shtojini kripë. Servireni mbi zarzavatet e prera në fije dhe zbukurojeni me gjethet e radhiqes së prerë hollë. Konsumojeni së bashku me preshin e skuqur me domate.
Gatimi shoqërohet me verë të bardhë dhe aromatike.