Majoneze-KUZHINA.com

TË TJERA RECETA

RECETA ËMBËLSIRASH
Lexoni të tjera ëmbëlsira

MAJONEZË


20 min                                                 4 porcione                                            e lehtë               

Përbërësit:

- 2 të verdha veze
- 250 ml vaj kikiriku ose luledielli
- 1 lugë kafeje me uthull të bardhë
- lëngun e 1/2 limoni
- pak kripë
- pak piper të bardhë

Përgatitja: 

Gjëja kryesore që duhet përpara se të fillojmë majonezën është që vezët dhe vaji duhet të jenë në temperaturë ambienti dhe të verdhat e vezëve duhen ndarë mirë nga të bardhat.

Marrim një enë qelqi të madhe në të cilën hedhim të verdhat e vezëve. Shtojmë pak kripë dhe pak piper të bardhë sipas dëshirës. Shtojmë gjithashtu edhe uthullën. Fillojmë të rrahim përbërësit me një rrahës elektrik. Më pas fillojmë të hedhim vajin fill, e duke vazhduar ngadalë,(kujdes, tek hedhja e vajit qëndron sekreti për një majonezë të mirë). 

Duhet ta trazojmë me rrahësin elektrik gjithmonë në të njëjtin drejtim derisa të kemi shtuar të gjithë vajin dhe të kemi arritur një masë të trashë. Më pas, gjithmonë duke e rrahur, shtojmë edhe lëngun e limonit. Më pas do të shohim që kemi arritur një masë homogjene dhe të trashë.

Në këtë mënyrë majoneza është gati dhe e vendosim në vazo duke e futur në frigorifer më pas. Majonezën e përgatitur mund ta ruajmë përreth një javë në frigorifer. Salca e përgatitur është gati për tu shërbyer.


comments powered by Disqus
Share by: