Fillimisht shtypim biskotat, shtojmë gjalpin e shkrirë, arrat e shypura, susamin, masen e përziejmë mirë me lugë, pastaj e shtrijmë në tavë, e shtypim me anë të luges, (nëse ju mungojnë arrat dhe susami, ather shtojmë vetëm biskotat në 250-300 gr prapë tortes nuk i humbet shija).
Në blender vendosim boronicat së bashku me lëngun e frutave, dhe i përziejmë mirë derisa të fitojmë kremë nga to (nëse u mungon blenderi, shtypni ato, pastaj i përzieni me mikser dore).
Pastaj marim ajkën e ëmbël e përziejmë mirë me mikser derisa të fitojmë masë kremoze.
Në një enë tjetër vendosim kremin nga djathi, pastaj shtojmë sheqer pluhurin, masen e përziejmë mirë mikser, pastaj e shtojmë tek ena me kremin nga ajka, pastaj shtojmë masen e përgaditur nga boronicat.
Masat i përziejmë bashkë prapë me mikser, derisa të krijojmë masë homogjene, dhe të fitojmë ngjyren e duhur.
Kremin e përgaditur e hedhim sipër petës që kemi të shtrirë në tavë.
Torten e përgaditur e vendosim në frigorifer dhe e lëm të qëndrojë përafërsishtë 2 orë, derisa kremi të bëhët i dendur.