PETULLA AMERIKANE-PANCAKE

PETULLA AMERIKANE - PANCAKE



Pancake janë një tip petullash me origjinë amerikane. Këto petulla janë një si tip mini krep, por më të trasha dhe më të vogla që shërbehen për mëngjes, mbasdite ose mëngjes e drekë së bashku, e përdorur shumë në Amerikë.

Përbërësit:

- 125 gr miell 
- 180 ml qumësht
- 30 gr gjalpë
- 1 kokërr vezë 
- 25 gr sheqer
- pak kripë 
- 5 gr maja pluhur për ëmbëlsira

Përgatitja:

Për të përgatitur këto pancakes në një enë qelqi thyejmë vezët dhe i bashkojmë me sheqerin. I rrahim mirë e më pas shtojmë qumështin ngadalë, pak nga pak. I trazojmë mirë derisa të kemi një masë homogjene. Pasi kemi shkrirë gjalpin e bashkojmë me masën e përgatitur duke e trazuar mirë.

Në një enë tjetër hedhim miellin e situr, majanë dhe pak kripë. I përziejmë mirë së bashku.

Më pas i bashkojmë të dyja masat e përgatitura. I trazojmë mirë në mënyrë që të kemi një masë homogjene. Brumi për petulla amerikane është gati.

Marrim një tigan që nuk ngjit dhe e lyejmë me pak gjalpë me ndihmën e një pecete. E vendosim në zjarr të nxehet dhe më pas hedhim në mes të tij një garuzhde me masën e përgatitur. Zjarri s'duhet të jetë shumë i fortë. Kur në sipërfaqe të fillojnë disa bulëza, kthejmë petullën nga ana tjetër.

Duhet t`i pjekim një e nga një të gjitha pancakes. Petullat amerikane sipër formon disa bulza, është koha t`i kthejmë.

Kur të jenë pjekur të gjitha pancakes, i vendosim mbi njëra tjetrën dhe i hedhim sipër shurupin ose kremin që na pëlqen.

Zakonisht këto pancake shoqërohen me shurup panje, por çdo njeri mund t`i shoqërojë sipas shijes që i pëlqen, mund t`i shoqërojë me reçelra të ndryshëm ose dhe me çokokrem.
Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
PETULLA AMERIKANE - PANCAKE

TË TJERA RECETA

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: