MOLLË TË PJEKURA ME ARRA, RRUSH TË THATË DHE LËNG PORTOKALLI
Receta më e shijshme që keni provuar ndonjëherë.
Përbërësit:
- 4 mollë të mëdha të verdha
- 100 gr sheqer kaf
- 65 gr arra të copëtuara
- 40 gr rrush i thatë
- 50 gr gjalpë
- ½ lugë çaji kanellë
- ¼ lugë çaji karafil
- 120 ml lëng portokalli
Përgatitja:
Në një tas, përzieni mirë sheqerin, arrat, rrushin, gjalpin, kanellën dhe karafilin, derisa të bëhet një masë e qëndrueshme.
Prisni rreth 1 cm nga maja e mollëve, deri në fundin e bishtit të tyre.
Me një lugë, gërryeni zemrën e mollëve për të hequr farat dhe krijuar një vrimë, por pa shkuar deri në fund të tyre, formoni vetëm një zgavër në zemër të mollëve.
Zgavrat e mollëve mbushini me 2 lugë nga përzierja e përgatitur dhe pjesën e mbetur të përzierjes spërkateni sipër tyre.
Vendosini mollët me zgavrat lart në një tavë të thellë qelqi.
Spërkatini mollët me lëngun e portokallit dhe hidheni lëngun rreth mollëve.
Piqini mollët 30-40 minuta me 190 gradë, sipas zbutjes së dëshiruar të mollëve.
Lëngun e mbetur hidheni sipër mollëve dhe shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë!