FËRGESË ME PATËLLXHAN
Përbërësit:
- 800 gr patëllxhanë
- 250 gr qepë
- 1/2 kokë hudhër
- 200 gr mish i grirë
- 1 spec i kuq
- 1 spec pikant
- 1 filxhan kafe pure domatesh
- 500 gr domate
- vaj ulliri
- kripë dhe piper i zi
- pak rigon
- majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim në feta ose kubikë sipas dëshirës. I spërkasim me pak kripë dhe i lëmë për 10 minuta.
I thajmë lagështirën me picetë. Vendosim një tigan më vaj për skuqje dhe i skuqim sa të zverdhen pak.
I largojmë dhe i lëmë mënjanë mbi një letër kuzhinë në pjatë.
Në një tigan të thellë vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim mishin, qepën derisa të zbutet, shtojmë specat të prera në shirita, hudhrat në feta, purenë e domates, domatet të qëruara nga lëkura, kripë dhe piper të zi.
E lëmë domaten të ziejë për 10 minuta duke shtuar një filxhan çaji ujë.
Në një tigan tjetër vendosim pak kimë, më pas patëllxhanët, pra alternojmë shtresat.
I shtojmë përsëri një filxhan çaji ujë dhe e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta në temperaturë të ulët.
Në fund shtojmë pak rigon nëse dëshironi dhe 2 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë imët.
Ju bëfshin mirë!
TË TJERA RECETA
RECETA ËMBËLSIRASH