ÇOKOKREM NË KUSHTE SHTËPIE
Kur ta provoni një herë, më kurrë nuk do ta hani atë që e blini në dyqane!
Do të kënaqeni shumë, sepse do të jetë e sigurt edhe cilësia e çdo përbërësi.
Shumicën e përbërësve me siguri i keni në frigoriferin apo dollapët e kuzhinës suaj, ndërkaq qumështin e kondensuar tani mund ta blini pothuajse në çdo dyqan.
Përbërësit:
- 150 gr lajthi të qëruara
- 100 gr çokollatë të zezë
- 1 lugë kakao
- 300 ml qumësht të kondensuar e të ëmbëlsuar
- ½ lugë e vogël ekstrakt vaniljeje
- 2 lugë qumësht
- kripë sa mund të kapësh me gisht
Përgatitja:
Furrën nxeheni në 170 gradë. Mbështilleni tepsinë me letër për pjekje, shpërndajini lajthitë në tepsi dhe piqni 8 – 10 minuta.
Patjetër tundni një herë gjatë pjekjes.
Kur të marrin ngjyrë ari, futni në aparatin multipraktik dhe grimconi. Fikeni aparatin vetëm atëherë kur të marrin formën e ngjashme me gjalpin e kikirikëve.
Shkrijeni çokollatën në zjarr të lehtë, shtoni qumështin e kondensuar dhe përzieni mirë.
Çokollatën, kakaon, ekstraktin e vaniljes, kripën dhe lajthitë i hidhni në aparatin multipraktik.
Kur të gjithë përbërësit të përzihen, shtoni qumështin si lyerje që të mos bëhen tepër të dendur. Përzieni, provoni dhe shtoni qumësht sipas nevojës.
Këtë kënaqësi me çokollatë mund ta mbani në kavanoz në temperaturë dhome 4 ditë, ndërsa në frigorifer deri në 30 ditë.
Ju bëftë mirë!
ÇOKOKREM NË KUSHTE SHTËPIE
KEK ME KUNGULL DHE ÇOKOLLATË
AKULLORE
LLOKUME ME PORTOKALLE
MOLLË TË PJEKURA ME ARRA, RRUSH TË THATË DHE LËNG PORTOKALLI
PANNA COTA ME LULESHTRYDHE
KEK NË TIGAN
KARAMELE ZANA
BISKOTA ME MJALTË
BISKOTA ME LIMON
TOST FRANCEZ ME BANANE DHE NUTELLA
PETULLA AMERIKANE - (PANCAKE)
SHEQERPARE
QUMËSHTOR ME MIELL MISRI
GLIKO PORTOKALLI
GURABIE
ROLATE ME MANDARINA
TORTË ME BORONICA
KEK ME BISKOTA
LLOKUME ME ARRE KOKOSI
TORTE ME LAJTHI
PANETONA E KRISHTLINDJEVE
KADAIF ME ARRA
BAKLLAVA TURKE
TORTE ZEBER
TORTE ME ARRA
ROLLADE ME BANANE
EMBELSIRE ME VISHNJE
KREPA
TORTE ME LAJTHI
GLIKO ARRE
TORTE SHTRESORE
TIRAMISU
TRILECE
TRILECE
PASTE E SHKRIFET ME RECEL
PASTE E SHKRIFET ME RECEL
BISKOTA ME COKOLLATE
STRUDEL ME AFION, ARRA DHE MOLLE
TULLUMBA
TORTE ME FIQ TE THATE
TORTE SHAHU
TORTE 'reform'