GJEL DETI ME GËSHTENJA

GJEL DETI ME GËSHTENJA 



Përbërësit:

- 1 gjel/pulë deti rreth 3.5 kg
- 350 gr gështenja të ziera, të qëruara dhe të grira në thërrime
- 3 qepujka ose qepë të vogla
- 250 gr pançetë e prerë në copa të vogla
- 30 gr gjalpë
- 3 lugë majdanoz i grirë
- një degë trumzë
- 2 gjethe sherbele të grira imët
- 1/2 lugë e vogël me erëza: arrëmyshk, kanellë, xhenxhefil pluhur, karafil pluhur.(Të gjitha së bashku të jenë ½ e lugës së vogël)
- 300 gr salsiçe të freskëta
- 2 grushte fëstëkë të qëruar
- 1 mollë jeshile e qëruar dhe e prerë në kubikë të vegjël
- 30 gr djathë Parmigiano i grirë
- 2 feta buke për tost, të grira në thërrime të vogla (u kemi hequr koren më parë)
- kripë e piper sipas nevojës
- 1 limon
- ½ qepë e qëruar, por e paprerë
- 10 feta pançete për të mbuluar gjelin ose pulën gjatë pjekjes
- 50 gr gjalpë për të lyer gjelin.


Përgatitja:

Një ditë më parë spërkasim gjelin me ½ lugë kripë në gjithë sipërfaqen dhe brenda barkut. Pastaj, me gjysmë limoni fërkojmë të gjithë sipërfaqen e tij për dy minuta duke e masazhuar mirë. 

E spërkasim me ½ lugë kripë tjetër, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe pasi ta vendosim në një tavë, e lëmë të pushojë 24 orë në frigorifer. 

Nëse nuk keni kohë, anashkalojeni këtë, lyejeni me kripë e limon, por mos e lini në frigorifer. Në një tigan hedhim gjalpin dhe skuqim qepujkat/qepët, salsiçet, dhjamin e gjelit dhe pançetën për pak minuta derisa qepa të bëhet transparente. 

E hedhim në një tas dhe pasi të shtojmë gjithë përbërësit e tjerë, përfshirë mollën e fëstëkët, i përziejmë me dorë. E ruajmë në frigorifer, të mbuluar me plastmasë kuzhine. 

Një orë para se ta gatuajmë të nesërmen, nxjerrim nga frigoriferi gjelin dhe mbushjen. Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 

E thajmë brenda dhe jashtë gjelin me letër thithëse kuzhine ose një pecete të pastër. Lyejmë me gjalpë barkun e tij nga brenda,e mbushim me harxhin dhe vendosim ½ qepë në fund (si një tapë), që mbushja të mos dalë gjatë pjekjes. 

Lidhim këmbët e gjelit me spango dhe i mbështjellim me letër alumini që të mos digjen. Lyejmë gjelin me gjalpë sipër, por dhe poshtë lëkurës së tij. 

E vendosim në një tavë me barkun lart, e mbulojmë me fetat e pançetës dhe shtojmë verën. E pjekim në temperaturën 180° C për 20 minuta në pjesën e poshtme të furrës dhe më pas e ulim temperaturën në 165° C dhe vazhdojmë pjekjen e tij edhe për rreth 2.5 orë, duke e lagur herë pas here me lëngun që është krijuar në tavë. Nëse është nevoja, shtoni pak ujë të valuar. 

Pas kësaj kohe, e kontrollojmë nëse është pjekur duke e shpuar te kofsha. Nëse del lëng i bardhë, mishi është gati. Kur ta shërbejmë, heqim qepën që kishim vënë te barku, e presim gjelin në copa dhe në çdo pjatë vendosim një copë mishi dhe pak nga mbushja. 

Mund ta shoqëroni dhe me pak brokoli dhe karota të vogla të ziera më parë dhe të skuqura në tigan me pak gjalpë e kripë, për t’i dhënë pjatës akoma më shumë ngjyrë.

Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
Gjel deti me gështenja

TË TJERA RECETA PËR VITIN E RI
  • Slide title

    GJEL DETI I PJEKUR NË FURRË

    Button
  • Slide title

    PANETONA

    Button
  • Slide title

    KADAIF ME ARRA 

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA TURKE

    Button
  • Slide title

    PËRSHESH ME GJEL DETI

    Button
  • Slide title

    SALLATË RUSE

    Button
  • Slide title

    GJEL FSHATI I MBUSHUR ME MISH TË GRIRË, DJATHË E FRUTA TË THATA

    Button
  • Slide title

    TOPA BORE ME BAJAME

    Button
  • Slide title

    BISKOTA ZVICERIANE PËR FESTAT E FUNDVITIT

    Button
  • Slide title

    ROLE VICI E MBUSHUR ME VEZË TË ZIERA DHE DJATHË

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA TURKE ME PETA TË GATSHME

    Button
  • Slide title

    GJEL DETI ME GËSHTENJA

    Button
  • Slide title

    BISKOTA NË FORMË YLLI ME KANELLË

    Button
  • Slide title

    VASILOPITA, PËR VITIN E RI

    Button
  • Slide title

    ZOGJ TË MBUSHUR PËR FESTA

    Button
  • Slide title

    BISKOTA “BREDH”

    Button
  • Slide title

    SI TË PINI ME “INTELIGJENCË” ALKOOL NATËN E VITIT TË RI DHE TË MBETENI ESËLL

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA E SHPEJTË

    Button
  • Slide title

    TORTË E LEHTË PËR VITIN E RI

    Button

RECETA ËMBËLSIRASH
Lexoni të tjera ëmbëlsira
Share by: