TORTË E LEHTË PËR VITIN E RI
Përbërësit:
PËR BRUMIN
- 2 vezë
- 60 gr sheqer
- 1 sheqer vanile
- pak kripë (maje gishtash)
- 60 gr miell
- ½ bakin
- 1 lugë kakao
- 100 gr arra të bluara
- 100 gr margarinë të shkrirë
PËR KREMIN 1
- 300 ml qumësht
- 200 ml ajkë e ëmbël
- 1 pako krem për ëmbelsira me shije cokollate
PËR KREMIN 2
- 300 ml qumësht
- 200 gr ajkë
- 1 pako kremë e ëmbël për ëmbelsira me shije vanilje
PËR KREMIN 3
- 200 ml ajkë e ëmbël
Përgatitja:
Tunden vezet me sheqer dhe sheqer vanilje. Pastaj shtohet kripa. Perberesit e thate si: mielli, bakini, kakao dhe arrat behen bashke dhe i shtohen mases me vezet e tundura.
Kjo mase piqet ne kallep te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje per 30 minuta ne 200 grade apo derisa te vertetohet pjekja me rremojce.
Pastaj shtohet kremi i pare i tundur me qumshtin, ja hedhim ajken dhe pastaj kremin me shije cokollate dhe e perziejme derisa te trashet.
Njesoj veprojme edhe me kremin e dyte.
Pastaj e tundim edhe kremin e trete (shllagin) dhe e dekorojme me grimca cokollate.
Krejt veprimin e bejme ne te njejten tave ku eshte pjekur me pare, por qe e kemi larguar letren per pjekje dhe prap kemi vene anesoret dhe pasi ta mbushim me krem e leme te ftohet per 2-3 ore ne frigorifer dhe e servirim.
Ju bëftë mirë!