BISKOTA ZVICERIANE PËR FESTAT E FUNDVITIT

BISKOTA ZVICERIANE PËR FESTAT E FUNDVITIT 



Përbërësit:

- 50 gr lajthi të qëruara
- 150 gr bajame të qëruara
- 2 lugë të vogla kanellë, të mbushura plot
- 1 e bardhë veze
- 100 gr sheqer pluhur
- 1 bustinë vanilje
- një majë thike kripë
- 1 lugë lëng limoni
- pak karafil i shtypur
- ¼ lugë e vogël pluhur xhenxhefili

PËRBËRËSIT PËR GLASENË E BARDHË:

- 150 gr sheqer pluhur
- 1/2 e bardhë e vezës
- 1 lugë e vogël lëng limoni


Përgatitja: 

Ndezim furrën në temperaturën 150° C. Hedhim në tavë bajamet dhe lajthitë dhe i pjekim për 15 minuta. E heqim tavën dhe i lëmë të ftohen. Më pas i grijmë në mikser. Këtë proces mund ta bëni edhe një ditë më parë.

Në një tas përziejmë bajamet, lajthitë, kanellën, xhenxhefilin, karafilin dhe vaniljen.

Me rrahësen elektrike të vezëve bëjmë marengë të bardhën e vezës. Kur të shohim që është bërë si shkumë jo shumë e ngrirë, shtojmë lëngun e limonit dhe pjesë-pjesë edhe sheqerin, por pa ndaluar përzierjen e tyre, derisa të përftojmënjë masë të ngrirë.

Te tasi ku kemi frutat e thata shtojmë pjesë-pjesë marengën. I përziejmë në fillim me lugë dhe më pas me dorë. I japim brumit formë të sheshtë dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë.

Pas kësaj kohe ndezim sërish furrën, këtë herë nëtemperaturën 170° C. E hapim brumin me petës me trashësi 7 mm, u japim formën që duam dhe I vendosim biskotat në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për rreth 8/9 minuta. 

I lëmë biskotat mbi një grilë, që të ftohen plotësisht dhe merremi me glasenë e bardhë. Me rrahësen elektrike të vezëve, përziejmë në një tas të bardhën e vezës me lëngun e limonit dhe kur të jetë bërë si shkumë e bardhë, shtojmë me lugë sheqerin. E përziejmë edhe një minutë dhe glaseja është gati. Lyejmë me glase biskotat e ftohura plotësisht dhe i lëmë të thahen për 1 natë.

Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
Biskota zvicerane për festat e fundvitit

TË TJERA RECETA PËR VITIN E RI
  • Slide title

    GJEL DETI I PJEKUR NË FURRË

    Button
  • Slide title

    PANETONA

    Button
  • Slide title

    KADAIF ME ARRA 

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA TURKE

    Button
  • Slide title

    PËRSHESH ME GJEL DETI

    Button
  • Slide title

    SALLATË RUSE

    Button
  • Slide title

    GJEL FSHATI I MBUSHUR ME MISH TË GRIRË, DJATHË E FRUTA TË THATA

    Button
  • Slide title

    TOPA BORE ME BAJAME

    Button
  • Slide title

    BISKOTA ZVICERIANE PËR FESTAT E FUNDVITIT

    Button
  • Slide title

    ROLE VICI E MBUSHUR ME VEZË TË ZIERA DHE DJATHË

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA TURKE ME PETA TË GATSHME

    Button
  • Slide title

    GJEL DETI ME GËSHTENJA

    Button
  • Slide title

    BISKOTA NË FORMË YLLI ME KANELLË

    Button
  • Slide title

    VASILOPITA, PËR VITIN E RI

    Button
  • Slide title

    ZOGJ TË MBUSHUR PËR FESTA

    Button
  • Slide title

    BISKOTA “BREDH”

    Button
  • Slide title

    SI TË PINI ME “INTELIGJENCË” ALKOOL NATËN E VITIT TË RI DHE TË MBETENI ESËLL

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA E SHPEJTË

    Button
  • Slide title

    TORTË E LEHTË PËR VITIN E RI

    Button

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: