A mund të ketë biskota që i shkojnë festës së fundvitit e dimrit më shumë se topat e borës me bajame? Përgatiten fare thjesht dhe shkrijnë në gojë.
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 1 majë thike kripë
- 225 gr
- gjalpë i butë si krem
- 70 gr sheqer pluhur
- 4 lugë qumësht
- 100 gr çokollatë e zezë, e grirë në thërrime
- 60 gr bajame të pjekura, të grira imët ose lajthi të pjekura
- sheqer pluhur për t’i lyer sipër
Përgatitja:
Me rrahësen elektrike rrahim gjalpin me kripën dhe sheqerin derisa të bëhen si masë kremoze. Shtojmë pjesë-pjesë miellin, bajamet dhe çokollatën dhe së fundi qumështin.
I përziejmë me dorë derisa të përftojmë një brumë homogjen. I japim formën e një sallami, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë.
Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Kur furra të ketë arritur temperature e duhur, e presim brumin me thikë në feta 1 cm të trasha, i japim formë të rrumbullaket si një kokërr arre, i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për 15 minuta.
Në momentin që marrin shumë pak ngjyrë në sipërfaqe, janë gati. Sapo i nxjerrim nga furra, i lyejmë me sheqer pluhur, i lëmë të ftohen plotësisht mbi një grilë dhe i lyejmë përsëri me sheqer pluhur. I ruajmë 2-3 ditë në një kuti me kapak.
Ju bëftë mirë!