BAKLLAVA TURKE ME PETA TË GATSHME

BAKLLAVA TURKE ME PETA TË GATSHME 



Ne e kemi provuar me bakllavanë, simboli i ëmbël i festave të fundvitit e kemi mbetur të kënaqur. Përse të mos eksperimentojmë një menu krejtësisht turke për festa? Nuk është shumë e shëndetshme, por njëherë në vit ia vlen të sakrifikoni për t’i bërë qejfin vetes. 

Përbërësit:

- 1 pako me petë për bakllava afërsisht 500gr në temperaturë ambienti (mjaftojnë 13/15 petë) 
- 300 gr arra të qëruara dhe të ndara në thërrime të mëdha
- 200 gr gjalpë i tretur. 

Për kremin ju nevojiten: 

- 2 vezë 
- 280 gr sheqer 
- 100 gr gjalpë i tretur 
- 300 ml pana 
- 1 bustinë sodë për torta të ëmbla
Kurse shërbetin duhet ta përgatisni me 400 ml ujë ● 450 gr sheqer ● 1 lugë lëng limoni.


Përgatitja: 

Përgatisim sherbetin duke përzier në një tenxhere sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit. E lëmë të ziejë me flakë të mesme për 15 minuta pasi të ketë marrë valë. E lëmë mënjanë të ftohet. 

Lyejmë tavën me gjalpë. Hapim petën e parë në tavolinë, palosim për 3 cm petën në anën më të shkurtër të saj, vëmë pak arra dhe e palosim petën sipër, vazhdojmë kështu duke e mbushur dhe duke e palosur për gjithë gjatësinë e petës, e vendosim në tavë dhe kështu vazhdojmë dhe me petët e tjera deri sa të mbushet tava. I spërkasim sipër me gjalpë. 

Tava do të piqet me dy faza. E pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180°C për 15 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër. 

Gjatë kësaj kohe përgatisim kremin që do t’i hedhim sipër duke përzier me rrahësin e vezëve me dorë: vezët me sheqerin, panën, gjalpin dhe sodën të cilën e shtojmë me sitë. 

Pasi të kenë kaluar 15 minuta që e kemi vënë tavën në furrë, e nxjerrim nga furra, i hedhim kremin e përgatitur sipër dhe e vëmë të piqet edhe 15/20 minuta të tjera ose derisa të shohim që kremi është mpiksur.

Pasi ta kemi nxjerrë nga furra e lëmë të ftohet për 10 minuta dhe më pas i hedhim sherbetin e ftohtë që kishim lënë mënjanë. E lëmë të thithë sherbetin të paktën për 3-4 orë. Është më e mirë të nesërmen.

Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
Bakllava turke me peta të gatshme

TË TJERA RECETA PËR VITIN E RI
  • Slide title

    GJEL DETI I PJEKUR NË FURRË

    Button
  • Slide title

    PANETONA

    Button
  • Slide title

    KADAIF ME ARRA 

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA TURKE

    Button
  • Slide title

    PËRSHESH ME GJEL DETI

    Button
  • Slide title

    SALLATË RUSE

    Button
  • Slide title

    GJEL FSHATI I MBUSHUR ME MISH TË GRIRË, DJATHË E FRUTA TË THATA

    Button
  • Slide title

    TOPA BORE ME BAJAME

    Button
  • Slide title

    BISKOTA ZVICERIANE PËR FESTAT E FUNDVITIT

    Button
  • Slide title

    ROLE VICI E MBUSHUR ME VEZË TË ZIERA DHE DJATHË

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA TURKE ME PETA TË GATSHME

    Button
  • Slide title

    GJEL DETI ME GËSHTENJA

    Button
  • Slide title

    BISKOTA NË FORMË YLLI ME KANELLË

    Button
  • Slide title

    VASILOPITA, PËR VITIN E RI

    Button
  • Slide title

    ZOGJ TË MBUSHUR PËR FESTA

    Button
  • Slide title

    BISKOTA “BREDH”

    Button
  • Slide title

    SI TË PINI ME “INTELIGJENCË” ALKOOL NATËN E VITIT TË RI DHE TË MBETENI ESËLL

    Button
  • Slide title

    BAKLLAVA E SHPEJTË

    Button
  • Slide title

    TORTË E LEHTË PËR VITIN E RI

    Button

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: