MUFFIN ME COPËZA COKOLLATE

MUFFIN ME COPËZA COKOLLATE



Muffin me copëza çokollate janë perfekt për mëngjes ose një pasdite të lehtë, me një shije delikate të pasur me çokollatë të shijshme.

Përbërësit:

- 200 gr miell
- 120 gr sheqer
- 100 gr copa cokollate
- 1 kokërr vezë
- 80 ml kos
- 80 ml qumësht
- 60 ml vaj misri
- 1 pako fryrës për ëmbëlsira
- 30-40 gr copa cokollate për sipër
- pak kripë


Përgatitja: 

Bashkojmë në enë të ndryshme përbërësit e thatë dhe përbërësit e njomë.

Në një enë qelqi hedhim të gjithë përbërësit e thatë si miell, sheqer, fryrës, pak kripë dhe i përziejmë. Në një enë tjetër hedhim vezët, kos, qumësht, vaj dhe i trazojmë për pak çaste.

Përbërësit e njomë i hedhim te përbërësit e thatë dhe i trazojmë sa të bashkohen masat. Muffin me copëza çokollate duhet të jetë homogjene. Në fund shtojmë një pjesë të copëza çokollate dhe i përziejmë.

Brumin e hedhim në enët për muffin të cilat i lyejmë pak me gjalpë. Enët i mbushim dhe sipër i hedhim përsëri copëza çokollate.

Ëmbëlsirat muffin me copëza çokollate sipër i vëmë për tu pjekur në furrë të nxehur në 180°c për 20-25 minuta.

Pas pjekjes i lemë edhe 10 minuta në sobë të fikur, që ëmbëlsirat të kullojnë. Muffin me copëza çokollate janë gati.


Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
Muffin me copëza cokollate

TË TJERA RECETA

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: