KULAÇ I VITIT TË RI
Të gjithëve ne këtë periudhë festash na duhet të përgatisim kulaçin, kush për ta ngrënë thjeshtë me djathë dhe gjalpë ose për të bërë përsheshin. Është fare i thjeshtë për tu përgatitur.
Përbërësit:
- 1 kg miell gruri
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë kafeje me sodë buke
- pak ujë të ngrohtë
Përgatitja:
Në një enë të bollshme zini brumin duke përzierë miellin me kripën dhe sodën e bukës. Punojeni me duar duke shtuar pak nga pak ujë të ngrohtë derisa brumi të formohet. Punojeni dhe disa minuta të tjera derisa sa të jetë lisho dhe homogjenë, shtrojini në një tepsi të lyer me pak vaj dhe miell poshtë.
Shtrojeni mirë me duar duke i dhëne një formë homogjene. Bëni mbi sipërfaqen e tij dekore me pirune dhe vendoseni të piqet në temperaturën 200°C për rreth 30-40 minuta.
Kur të jetë pjekur lëreni të kullojë dhe pastaj mbështilleni me një beze. Në këtë mënyrë rri më i butë.
Ju bëftë mirë!
TË TJERA RECETA PËR VITIN E RI
RECETA ËMBËLSIRASH