Torte bingo-KUZHINA.com

TORTË BINGO

 Kategoria:

Postuar më: 17 Tetor, 2015
Perbersit per brumin:

- 6 veze
- 6 luge sheqer
- 4 luge miell
- 3 luge vaj
- 7 luge arra te bluara
- 1 luge kakao
- 1 pluhur per pjekje

Perberesit per kremin:

- 400 gr sheqer
- 1 luge nisheste
- 4 pudinga vanilje
- 250 gr margarin
- 150 biskota te bluara
- 150 cokollate e shkrire
- 500 ml krem pana (shllag,hopla per embelsira)
- leng i gazuar fanta,jaffa biskota,pishkote
- 1,5 l qumesht

Përgatitja:

Tunden vezet me sheqerin, pastaj shtohen te gjithe perbersit nje nga nje per pandispanjen.
Masa per pandispanjen hidhet ne kallepin e lyer me yndyre dhe te permillur.
Piqet ne temperaure 180 grade per 20 minuta ose derisa pjekja vertetohet me rremojce.
Nga sasia e qumeshtit ndajme nje gote te madhe ne te cilen tretim pluhurin e pudingave, nishesten dhe sheqerin.
Masen tjeter te qumeshtit e veme te vloj dhe posa te vloj qumeshti shtojme pudingat e tretura ne qumeshtin e ftohet.
Perziejme derisa te trashet kremi i pudinges.
Kur kremi te jete ftohur, shtojme margarinen e rrahur me mixer e cila paraparakisht ka qendruar ne temperature ambienti.
Kremin e perziejme mire derisa te homogjenizohet masa edhe me margarinen.
Kremin e ndajme ne tri pjese-ene te barabarta.
Ne njeren hedhim biskotat e bluara, ne njeren hedhim cokollaten e shkrire mbi avull dhe njera mbetet e verdhe.
Pandispanjen e pjekur dhe te ftohur e lagim me pak fanta te gazuar.
Persiper shtrijme kremin me pudinge dhe biskota te bluara.
Persiper shtreses me kremin me biskotat e bluara rendisim nje shtrese me biskotat jaffa me pjesen e cokollates te kthyer nga poshte te cilat i kemi kaluar paksa neper qumesht.
Persiper shtreses me biskotat jaffa hedhim shtresen me pudingen e perzier me cokollaten e shkrire dhe pastaj nje shtrese me pishkotet(biskota te shkrifta me te cilat behet tiramisuja), te cilat i kemi njomur paksa ne fanta.
Persiper pishkoteve shtrihet pjesa me kremin e pudinge me ngjyre te verdhe dhe dekorohet me krem pana ose hopla per embelsira, ose si ne foto me cokollat.
comments powered by Disqus
comments powered by Disqus
TË TJERA RECETA
  • Slide Title

    TORTE BINGO

    Button
  • AKULLORE

  • LLOKUME ME ARRE KOKOSI

  • TORTE ME LAJTHI

  • PANETONA E KRISHTLINDJEVE

  • KADAIF ME ARRA

  • BAKLLAVA TURKE

  • TORTE ZEBER

  • TORTE ME ARRA

  • ROLLADE ME BANANE

  • EMBELSIRE ME VISHNJE

  • KREPA

  • TORTE ME LAJTHI

  • GLIKO ARRE

  • TORTE SHTRESORE

  • TIRAMISU

  • TRILECE

    TRILECE

  • PASTE E SHKRIFET ME RECEL

    PASTE E SHKRIFET ME RECEL

  • BISKOTA ME COKOLLATE

  • STRUDEL ME AFION, ARRA DHE MOLLE

  • TULLUMBA

  • TORTE ME FIQ TE THATE

  • Slide Title

    TORTE SHAHU

    Button
  • TORTE 'reform'

RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta
Share by: