MËNYRAT E DUHURA PËR TË RUAJTUR BAKLLAVANË

MËNYRAT E DUHURA PËR TË RUAJTUR BAKLLAVANË



Kjo ëmbëlsirë përgatitet në një ditë por mund të ruhet për mbi dy javë.


Këshilla e parë për ruajtjen e cilësisë së bakllavasë është që pas pjekjes të lejoni që të ftohet në temperaturë ambienti për maksimumi një ditë dhe jo më shumë.


Bakllavaja duhet prerë në forma përpara pjekjes dhe më pas sërish pas saj për të siguruar që copët shkëputen lehtë.


Shërbeti duhet hedhur në bakllava pas pjekjes dhe më pas ëmbëlsira duhet futur në furrë për disa minuta për një përthithje më të mirë dhe më pas duhet lënë që të ftohet.


Bakllavaja nuk duhet futur në frigorifer në ditët e para sepse sheqeri do të kristalizohet dhe ëmbëlsira do të bëhet më e fortë.


Pas një jave, copat e mbetura të bakllavasë mund të mbështillen me letër kuzhine dhe të ruhen në frigorifer në temperaturë jo shumë të ulët.


Nëse nuk ju josh një mënyrë e tillë, copat e bakllavasë mund t’i fusni në një enë plastike.


Në sipërfaqe vendosni letër alumini dhe më pas mbylleni enën me kapak dhe ta fusni në frigorifer.

Nuk duhet të përdorni enë qeramike.

Ato mundësojnë ajrosjen e ëmbëlsirës dhe ajri përshpejton prishjen e saj.


Si të ruani bakllavanë në ngrirje?


Bakllavanë e pagatuar mund ta ruani në ngrirje me gjithë tepsi.

Pasi petët të kenë ngrirë plotësisht, hiqeni ëmbëlsirën nga tepsia.


Mbështilleni me katër shtresa letër kuzhine dhe më pas futeni sërish në ngrirje ku mund ta ruani për deri në 4 muaj.


Kur të jeni gati për pjekjen e saj, hiqeni nga ngrirja dhe futeni në frigorifer të shkrijë.


Pasi të ketë shkrirë, lyejini petët sërish me gjalpë, piqeni për 30-35 minuta dhe më pas hidhni shërbetin.


Bakllavanë e pjekur mund ta ruani në ngrirje gjithashtu por pa e shërbetosur.


Bakllavaja duhet ndarë në copa, të cilat mund të ruhen në qese plastike të puthitura mirë.


Bakllavaja e pjekur mund të qëndrojë në ngrirje për 4 muaj.





comments powered by Disqus
Mënyrat e duhura për të ruajtur bakllavanë

TË TJERA KURIOZITETE

Lexoni receta gatimesh Lexoni receta ëmbëlsirash Lexoni receta pijesh
Share by: