Të hash dhe të rikthesh energjitë duke ruajtur edhe linjat?
Është e mundur nëse evitoni çokollatën, pijet e gazuara ose pijet energjike dhe konsumoni 10 ushqime të shëndetshme që rrisin nivelin e energjisë në mënyrë natyrale, duke na ndihmuar të largojmë lodhjen.
Mund të fillohet nga lajthitë, të cilat konsumohen thatë, pa kripë dhe që i japin trupit një impuls energjie dhe gjithashtu janë të pasura me substanca ushqyese.
Pastaj është kosi, i pasur me probiotikë, që ndihmon në tretje, duke i dhënë mundësi organizmit ta përthithë më mirë ushqimin e të luftojë lodhjen.
Më pas është salmoni, i pasur me proteina, vitamina B6, dhe gjithçka që duhet për të kthyer ushqimin në energji, duke i dhënë organizmit një zgjim të shëndetshëm.
Më tej vijnë kërpudhat, që japin një dozë të mirë hekuri, i rëndësishëm për transportin e oksigjenit në gjak. Pa oksigjenin e duhur, organet tona do të ndiheshin të lodhur dhe letargjikë.
Në 10-shen kryesore hyn edhe spinaqi, i pasur me hekur, magnez e kalium. Magnezi me kaliumin e bën më efikase tretjen në stomak dhe rregullon funksionin e nervave dhe muskujve.
Më pas farat e kungullit dhe luledielli të të pasura me magnez, patatet e ëmbla, të pasura me hekur, kalium, magnez, vitaminë C e vitaminë D, që kontribuon për rritjen e niveleve të energjisë, uji, që ndihmon në lëvizjen e substancave ushqyese dhe oksigjenit në qelizë, produktet e stinës që ofrojnë përbërësit e tyre maksimalisht dhe vezët, që pas ushtrimeve, i ndihmojnë muskujt të rikuperohen.