Disa keshilla praktike mbi kuzhinen-KUZHINA.com

DISA KËSHILLA PRAKTIKE MBI KUZHINËN

 Kategoria:

Postuar më: 13 Mars, 2015
Share Button
1. Nëse doni ta mbani kafenë të freskët dhe me aromë, atëherë mund ta ruani në frigorifer.

2. Nëse ju nevojitet verë që të shuani gatimin, por nuk ju gjendet në shtëpi, ja se si mund të veproni: merrni 1 gotë uthull të bardhë dhe përziejeni me 2 lugë sheqer.

3. Nëse keni hedhur në gjellë apo në salcë më tepër piper se sa duhet, atëherë shtoni 1–2 lugë kos para se ta shërbeni.

4. Nëse doni që bërxollat të përgatiten më të buta, marinojini rreth 1 orë në uthull, ose mbulojini me feta kivi para se t’i skuqni.

5. Nëse dëshironi të shmangni erën e rëndë të lulelakrës gjatë zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres një copë pambuk të zhytur më parë në uthull.

6. Që t’i largoni më lehtë insektet nga perimet, hidhni pak sodë ose uthull në ujin që i lani.

7. Perimet e vyshkura gjallërohen, nëse i vendosni për disa orë në frigorifer të mbuluara me pecetë të lagur.

8. Mund t’i ruani limonët të freskët, nëse i vendosni në frigorifer në një vazo me ujë të mbyllur me kapak.

9. Që të kuptoni nëse fasulet janë bajate, bëni këtë provë: kafshojini dhe shikoni nëse mbetet në to shenja e dhëmbëve. Nëse nuk mbetet shenjë, atëherë fasulet janë bajate.

10. Fasulet që dalin në sipërfaqe gjatë zierjes, janë të krimbura ose të prishura. Merrini me një lugë dhe hidhini poshtë.

11. Që orizi të mos ngjitet gjatë zierjes, hidhni në tenxhere pak lëng limoni.

12. Tigani nuk ngjit nëse e nxehni pak, para se të hidhni vajin.

13. Që të dalloni nëse peshku është i freskët bëni këtë provë: mbajeni peshkun nga koka dhe ngrijeni vertikalisht me bishtin lart. Nëse peshku është i freskët, trupi nuk përthyhet por qëndron drejt. Gjithashtu, shikojini ngjyrën e syve, të cilat duhet të jenë të tejdukshëm dhe me shkëlqim. Bronket e peshkut të freskët nuk duhet të kenë gjak.

14. Nëse dëshironi lakra jo shumë të hidhura, ndërroni 2 herë ujin gjatë zierjes, ose, së bashku me to, zieni 2–3 kokrra patate.

15. Që të ruani ngjyrën e gjelbër të lakrave gjatë zierjes, kripeni ujin që në fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.

16. Që peshqit të mos ju thërrmohen gjatë skuqjes, kripini, lyejini me lëng limoni dhe lërini në kullesë rreth gjysmë ore. Më pas, skuqini në vaj jo shumë të nxehtë.
comments powered by Disqus
TË TJERA KURIOZITETE
  • DISA KESHILA PRAKTIKE MBI KUZHINEN

  • CAJI MBAN LARG VDEKJEN E PARAKOHSHME

  • USHQIMET QE TE JAPIN SHENDET DHE BUKURI

  • PJESHKA DHE VETITE E SAJ

  • USHQENI FYTYREN ME VEZE DHE SHEQER

  • SA UJE DUHET TE PINI?

  • DHJETE USHQIMET QE NUK DUHET T'I HANI PARA GJUMIT

  • PESE USHQIMET QE JU NDIHMOJNE TE FORCONI MUSKUJT

  • LULESHTRYDHJA MBON STOMAKUN

  • SEKRETET E SKUQJES

  • GJETHJA E DAFINES BIME SHERUESE DHE EREZ E SHKELQYER

Share by: